UEFA Liga e Kombeve: Maqedonia më 24 janar mëson emrat e kundërshtarëve

Publikuar më 16 Јануари, 2018 Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Përfaqësuesja e Maqedonisë është në grupin e bartësve për edicionin e parë të Ligës së Kombeve. Gara e re e UEFA-së do të zhvillohet në terminet e parapara për ndeshje miqësore, ndërsa do të marrin pjesë 55 përfaqësuese nga Europa, të ndara në bazë të koeficientit të UEFA-së.

Në hedhjen e shortit në Nion më 24 janar përfaqësuesja e Maqedonisë do t’i mësojë emrat e rivalëve që janë më dobër të ranguar në listën e FIFA-s.

Ekipi përfaqësues i Maqedonisë do të gjendet në vazon e parë bashkë me: Azerbejxhanin, Bjellorusinë dhe Gjeorgjinë. Rivalë potencial nga vazoja e dytë janë Armenia, Letonia, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu. Në vazon e tretë gjenden: Kazakistani, Moldavia, Lihtenshtejni dhe Malta, ndërsa në vazon e katërt bëjnë pjesë: Andora, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari.

Gjithë 55 pjesëmarrësit do të ndahen në katër liga. Katër fituesit e secilit grup do të vazhdojnë në play-off ku do të luftojnë për kualifikim në Kampionatin Europian.

Liga e Kombeve fillon më 6 shtator 2018, ndërsa faza e grupeve do të zgjasë deri më 20 nëntor. Katër përfaqësuese përmes garës së re të UEFA-së do të kualifikohen në Kampionatin Europian të vitit 2020. 



   
   
Reprezentacioni A