FFM

Publikuar më 09 Мај, 2014


Federata e Futbollit të Maqedonisë ka privilegj, përgjegjësi dhe mundësi për të drejtuar futbollin në Maqedoni në të gjitha aspektet e tij.
Zhvillimi i futbollit amator dhe profesional realizohet në partneritet dhe bashkëpunim me FIFA dhe UEFA si organizata të futbollit në të cilat jemi anëtarë të plotë, me Qeverinë e Republikës së Maqedonië, me bizneset dhe natyrisht me sponsorët.
Duke marrë rolin, kurse me të edhe  përgjegjësinë që të jesh  në futboll, ne duhet të përshtatemi me rrethanat të cilat janë vazhdimisht në ndryshim dhe zhvillim. Ne duhet të gjithë të përballemi me sfidat e reja të paraqitura të cilat i bartë futbollit botëror. Duhet të vendosim  qëllime të reja të cilat do të na çojën deri tek suksesi, në mënyrë të drejtë (fer) dhe me vlera reale. Çdo vit, do të përpiqemi që të jemi si fitues sportiv njëashtu edhe organizativ dhe administrativ.
Misioni ynë është për të shërbyer dhe për të udhëhequr Federatën e  Futbollit të Maqedonisë drejt  arritjes së rezultateve  dhe me  udhëheqjen e suksesëshme të ndërtojm  integritetin që  në përgjithësi, të ruajm lojën e  futbollit.

Ta mbrojm dhe të kujdesemi për të ardhmen e futbollit ,përmes  forcimit të një mentaliteti fitues dhe përmes një qasje të hapur dhe të mundshëme për të gjithë  ata të cilët duan të jenë pjes e futbollit në Maqedoni. Misioni ynë është që të bashkëpunojëm me organizatat lokale dhe rajonale dhe me shoqatat, klubet, ligat, tifozët dhe me palët e  tjera të cilat e udhëheqin lojën dhe e përshpejtojn rritjen,zhvillimin dhe kontinuitetin e futbollit në Maqedoni. 
FFM është në bashkpunim të ngushtë me tendencë për të përforcuar marrëdhëniet me FIFA dhe UEFA, të cilat kan rrol të veçant në zhvillimin e futbollit, në promovimin e shëndetit dhe edukimit në Maqedoni, në fqinjësi  dhe në botë.
Futbolli  maqedonas është një nga ambasadorët tanë më të mëdhenj, promotor të fer-lojës, përfshirjes sociale dhe shoqërore, promotor i shëndetësis dhe i edukimit në shoqërinë tonë. Misioni ynë është ti mbrojm  vlerat thelbësore dhe parimet kryesore të lojës së futbollit të cilat janë: integriteti, diversiteti, dinjiteti, rregullat e lojës, gjyqtarët, kundërshtarët dhe mbështetësit, me qëllim për të mbrojtur  shpirtin e vërtetë të lojës sonë.


Vizioni ynë është që të bëhemi  një organizatë e respektuar e  futbollit në vend dhe më gjerë, një organizatë që i shërben të gjithë të interesuarit  për  lojën e  futbollit  në vend. Ne jemi të angazhuar për respektimin e lojës së futbollit  dhe kundërshtarëve  tanë me "lojë të ndershme ( fer-play)", me përgjegjësi dhe respekt për të gjithë individët, pa dallim a jan ato  lojtar,tifoz,spektator,mbështetës,partner ,  përgjegjësi për ligjin dhe rregullat e lojës , kjo është detyrimi dhe përgjegjësia jonë për familjen ndërkombëtare të futbollit.




   
   
Aktuale
Kalendar

02 Сеп

20:45 Izraeli - Maqedoni
    Reprezentacioni A Kualifikimet për botëror

05 Сеп

20:45 Maqedoni - Shqipëria
    Reprezentacioni A Kualifikimet për botëror
Reprezentacioni A