U zhvillua seminari për trajnerë kondicional

Publikuar më 10 Декември, 2014 Lajme, Seminare


Sot me fillim në orën 11:00 u zhvillua seminari për trajnerë kondicional, përgatitje fizike dhe proces stërvitor me futbollistë të rinjë elitar i prezantuar nga ana e Jean-François Domerque dhe Loïc Borie konsulant të specializuar të UEFA-së për trajnerë kondicional.

Në seminar morën pjesë më shumë se 60-të trajnerë. Prezantimi tërhoqi interes të madh te trajnerët të cilët ishin tepër të kënaqur nga informatat që morën duke kërkuar nga Federata që të organizojë sa më shumë seminare të këtilla. Të kënaqur mbetën edhe përfaqësuesit e UEFA-së nga interaktiviteti dhe bashkëpunimi që gjetën nga ana e trajnerëve tanë.



   
   
Reprezentacioni A