U mbajt seminar për mjekë dhe fizioterapeutë

Publikuar më 20 Февруари, 2015 Anti dopingu, Lajme

Me organizim të Federatës së futbollit të Maqedonisë në hotelin ‘Kontinental’ në Shkup u organizua seminar për mjekë dhe fizioterapeutë të cilët punojnë në klube dhe ekipet kombëtare në sistemin e FFM-së.

Në seminar u shtjelluan këta tema:

- Dopingu në sport – ligjërues dr. Ilija Stoilov

- Pasojat për shëndetin nga keqpërdorimi i metodave dhe supstancave të ndaluara të dopingut – ligjerues dr. Ilija Stoilov

- Standardi ndërkombëtar për pajisje me leje për përdorim terapeut të substancave të ndaluara apo metodave gjatë sëmurjes së sportistëve – ligjërues dr. Ilija Stoilov

- Suplementimi në sport dhe problemet me dopingun – ligjërues dr. Zoran Hanxhiski

- Veprimi në doping kontrollat hap pas hapi – ligjëruese dr. Eli Hanxhiska

- Menaxhimi i thyrjeve të dopingut dhe sanksionet për të njëjtat – ligjërues avokatja Marija Spireska

- Kujdesi dhe shërimi i shputave, thonjëve dhe sëmundjeve të lëkurës së shputave – ligërues/përfaqësues nga dr Vais.

Grumbullimi i njohurive të fituara nga fusha e dopingut në sport u realizua me diskutime dhe përpunim të rasteve gjatë thyerjes së ligjit Anti-Doping. Pjesëmarësit në seminar kryesisht u njoftuan me materien që u përpunua. E njëjta u vërtetua edhe në përgjigjet e pyetjeve me shkrim të cilave pjesëmarësit u dhanë përgjigje në fund të seminarit. Të gjithë të pranishmit dhe praktikisht e plotësuan aplikimin e nevojshëm për pajisje me leje për përdorim terapeut të supstancave të ndaluara në rast të sëmurjes së sportistit, në raste kur patjetër të përdoret supstanca e palejuar. U shpërnda material për sportistët në formë të flaerave dhe libri ‘Jo dopingut në sport’ nga dr. Ilija Stoilov, ku është përpunuar material për dopingun në sport dhe është e përshtatur për mjekë, fizioterapeutët dhe trajnerët që punojnë me sportistë.



   
   
Aktuale
Kalendar

15 Окт

14:30 Maqedoni - Kazakistani
    U21 per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A