U 21: Optimisë para Islandës, Sahiti ushtron dhe pret të pajiset me pasaportë

Publikuar më 21 Март, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2017 me Islandën më 24 mars në Shkup dhe Francën më 28 mars në Le Man. Për dallim nga lista e publikuar ditë më parë nga seleksionuesi Bllagoja Milevski, risi është prania e sulmuesit anësor të Rabotniçkit, Suad Sahiti. Futbollisti nga Kosova ka pranuar ftesën për të luajtur për shpresat e Maqedonisë dhe nga e diela është bashkuar në përgatitjet me futbollistët tjerë. Në proces është procedura për pajisje me pasaportë të Maqedonisë, me çka automatikisht ai do të kishte të drejtë të luajë që në ndeshjen e parë me Islandën. 

“Suadi me paraqitjet në klubin e tij dhe në ato ndeshje evropiane me Rabotniçkin konfirmoi klasin e tij dhe potencialin e madh, kështu që ne vlerësojmë se mund të jetë në dobi të madhe për ne. Bëhet fjalë për futbollisht shumë kualitativ dhe për këtë ai është ftuar në përfaqësuese. Në proces është procedura për pajisje me pasaportë të Maqedonisë, jemi optimistë dhe shpresojmë se gjithçka do të jetë gati deri para ndeshjes me Islandën, me çka ai do të kishte të drejtë loje”, thotë seleksionuesi Bllagoja Milevski, duke vijuar. “Stërvitemi mirë, atmosfera është e shkëlqyeshme dhe si gjithmonë jemi optimistë. Pres dhe besoj se mund të arrijmë rezultatin e dëshuiruar kundër Islandës”, përfundoi Milevski. 

Vetë Sahiti thotë se është i nderuar me ftesën për të luajtur për Maqedoninë U 21 dhe shpreson se do të arsyetojë besimin e dhënë. 

 “Unë jam i kënaqur që mundi im dhe paraqitjet e mia te Rabotniçki vlerësohen dhe sigurisht se jam i gëzuar dhe i nderuar me ftesën për të luajtur për përfaqësuesen e shpresave të Maqedonisë. Shpresoj gjithçka të jetë në rregull me dokumentacionin, ndërsa unë do të jap gjithçka nga vetja për të arsyetuar besimin e dhënë”, deklaroi i riu Suad Sahiti. 

 Ndryshe përfaqësuesja e shpresave vazhdon me stërvitjet e rregullta para ndeshjes së parë me Islandën. Të hënën dhe të martën do të ushtrohet në orën 13:30 në terenet e kompleksit stërvitor të FFM-së, ndërsa të mërkurën stërvitja është në orën 12:00. Ndeshja Maqedoni U 21 – Islandë U 21 luhet të enjten në terenin kryesor të qendrës stërvitore të FFM-së, me fillim në orën 14:00.



   
   
Aktuale
Kalendar

14 Ное

14:00 Maqedoni - Kroacia
    U19 per kualifikimet në Europian

16 Ное

20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve

17 Ное

17:00 Çekia - Maqedoni
    U19 per kualifikimet në Europian

19 Ное

20:45 Maqedoni - Gibraltar
    UEFA Liga e Kombeve

20 Ное

17:00 Luksemburgu - Maqedoni
    U19 per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A