Regjistrimi i trajnerëve për Liçencën nacionale C

Publikuar më 13 Септември, 2017 Lajme, Seminare


Qendra për edukim pranë FFM-së shpall konkurs për paraqitjen e trajnerëve kandidatë për liçencën nacionale C.  

Trajnerët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin në Arkivën e FFM-së më së voni deri më 29.09.2017:

- Kopje të diplomës për përfundim të paktën të shkollimit të mesëm;

- Kopje të letërnjoftimit;

- Vërtetim se trajneri nuk ka pasur dhe nuk është nën masa disciplinore nga ana e Komisionit të Diciplinës pranë FFM-së (nëse është i angazhuar si trajner në Ligat e Fëmijëve);

- Vërtetim nga klubi ku është i angazhuar për sezonin 2017/18, e firmosur dhe vërtetuar nga klubi;

- Dy fotografi të formatit për letërnjoftim;

- Në aplikim detyrimisht të shënohet numër telefoni dhe adresë emaili për kontakt;

- Biografi e shkurtër.

Seminari për Liçencën C nacionale bëhet për trajnerët e Ligave të Fëmijëve të cilët janë aktiv në sezonin garues 201718, ndërsa që nuk arritën të paraqiten në seminarin paraprak për Liçencë C nacionale..

Gjithashtu ky seminar është i hapur për tu paraqitur edhe kandidatë të interesuar të cilët për momentin nuk janë të angazhuar si trajnerë në Ligat e Fëmijëve, ndërsa pranimi i tyre do të konfirmohet në mënyrë shtesë varësisht prej numrit të paraqitur të trajnerëve aktivë. Seminari për Liçencën C nacionale do të mbahet në muajin nëntor 2017 në hotelin Kontinental në Shkup.

Më shumë informata mund të merrni në email adresën në vijim:

mario.gjurcinovski@ffm.com.mk



   
   
Reprezentacioni A