Përfaqësuesja A i fillon përgatitjet për Letoninë, jashtë kombinimit Triçkovski dhe Spirovski

Publikuar më 18 Март, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë sot i ka filluar përgatitjet për ndeshjen e parë të eliminatoreve EURO 2020 kundër Letonisë, të cilën ndeshje e luajmë me 21 mars në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup. Në grumbullimin e parë në hotelin “Grand Plaza”, seleksionuesi i përfaqësueses tonë konfirmoi se për shkak lëndimeve nuk mund të llogarit në shërbimet e Ivan Triçkovskit dhe Stefan Spirkovskit. Të gjithë të tjerët përveç portierit Stole Dimitrievskit që arrin sonte në mbrëmje, do të jenë në dispozicion që nga stërvitja e parë që do të zhvillohet pasdite nga ora 18:45 në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”.


-Mirë e dimë se çka nap ret, ajo është start i eliminatoreve për EURO 2020. Pas konsultimeve me mjekët, në ndeshjen e parë ndaj Letonisë nuk do të luajnë Spirovski dhe Triçkovski. Është nder të punohet me këta djem, tashmë i gjithë opinioni nga ata kërkojnë kualifikim në EURO 2020. Ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Sa i përket kundërshtarit, kishim shumë kohë që ta analizojmë në detaje. Bëhet fjal për ekip që është i përbërë më shumë nga futbollist që luajnë në kampionat vendor dhe kundërshtar i pakëndshëm nga gjuajtje të lira. Patjetër duhet të kemi kujdes, nuk ikim nga roli i favoritit, duam të fitojmë kundër secilit. Është herë të flasim për objektivat në këtë cikël. Maqedonia ka dy mundësi për të luftuar për Europianin, që është ëndërr për të gjithë. Besoj që do ta realizojmë”, deklaroi Igor Angellovski.


Mesfushori Ferhan Hasani u ndal në jubileun e Goran Pandevit, 100 ndeshje me fanellën e përfaqësueses, për të cilin do të sjell motivim shtesë për fitore.


-Në futbollin e sotëm nuk ka kundërshtarë të lehtë, ne luajm mirë në ndeshjet e fundit dhe do të tentojmë ta vazhdojmë këtë ritëm. Në ndeshjen ndaj Letonisë kemi motiv shtesë për fitore. Të triumfojmë për Goran Pandevin, i cili do ta luaj për herë 100-të për Maqedoninë. Ai është shembull për njeri dhe sportist i madh dhe është nder të jesh në të njejtin ekip me Pandevin”, tha Hasani. 



   
   
Aktuale
Kalendar

01 Окт

11:00 Rumania - Sllovakia
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Franca - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

02 Окт

15:00 Maqedoni - Kazakistani
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

04 Окт

11:00 Franca - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Sllovakia - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

05 Окт

15:00 Maqedoni - Serbia
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

07 Окт

11:00 Sllovakia - Franca
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:00 Maqedoni - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
17:00 Mali i Zi - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian
20:45 Maqedoni - Sllovenia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A