Maqedonia barazon 1:1 në transfertën me Slloveninë

Publikuar më 24 Март, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë ka luajtur baraz 1:1 në transfertën me Slloveninë në kuadër të xhiros së dytë të eliminatoreve për EURO 2020.

Enis Bardhi shënoi golin e barazimit për Maqedoninë, ndërsa shkëlqeu me lojë shumë të mirë mbrojtësi i Shkëndijës, Egzon Bejtullai. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Maqedonia nuk njeh disfatën dhe kap shifrën e 4 pikëve. 

Pas pjesës së parë në stadiumin 'Stozhice' të Ljublanës ekipi përfaqësues ishte në negativë 1:0 pasi vendasit avansuan me anë të Zajc-it në minutën e 34-t. Pandev dhe Bardhi i'u afruan barazimit, mirëpo goditjet e tyre nuk gjetën kuadrantin. 

Fati nuk mund të ishte deri në pafundësi me vendasit dhe Maqedonia gjeti barazimin pas vetëm dy minutave në pjesën e dytë. Alioski ndjek mirë në sulm dhe presioni i ushtruar bën të fitojë topin para se të asistojë para portës ku Enis Bardhi me një të djathtë precize sjell simetri në rezultat. Deri në fund të dyja përfaqësueset kërkuan fitoren, por duket se barazimi dhe ndarja e pikëve ishte epilogu më real i takimit. 

SLLOVENI-MAQEDONI 1:1 (1:0)

Stadiumi: Stozhice

Shikues: 9 872

Arbitër: Havier Estrada Fernandez (Spanjë)

Golashënues: Zajc 34' (Sllovenia), ndërsa Bardhi 47' (Maqedonia)

SLLOVENIA: Oblak, Struna, Krhin, Iliçiq, Kurtiq, Shporar (Beriq 71'), Zajc (Zahoviç 90'), Jokiq, Mevla, Stojanoviq, Verbiq (Çrnigoj 84').

MAQEDONIA: Dimitrievski, Bejtullai, Musliu, Alioski (Ristevski 90'+2), Pandev (Trajkovski 76'), Ristovski, Velkovski, Nikollov, Bardhi, Elmas, Nestorovski (Markoski 88').



   
   
Aktuale
Kalendar

01 Окт

11:00 Rumania - Sllovakia
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Franca - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

02 Окт

15:00 Maqedoni - Kazakistani
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

04 Окт

11:00 Franca - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Sllovakia - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

05 Окт

15:00 Maqedoni - Serbia
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

07 Окт

11:00 Sllovakia - Franca
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:00 Maqedoni - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
17:00 Mali i Zi - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian
20:45 Maqedoni - Sllovenia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A