Maqedonia A: Angellovski publikon listën me 18 lojtarë për Ligën e Kombeve

Publikuar më 29 Август, 2018 Lajme, Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar emrat e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kundër Gjibraltarit (6 shtator) dhe Armenisë (9 shtator). 
Në listën e seleksuonuesit Angellovski gjenden 18-të futbollistë, mirëpo shkaku i lëndimit në dyshim janë dy lojtarët që vijnë nga kampionati kroat, Arijan Ademi (Dinamo Zagreb) dhe Darko Velkovski (Rijeka). 

Ekipi më i mirë nacional garën e re të UEFA-së, Ligën e Kombeve e hap me transfertë kundër Gjibraltarit më 6 shtator, ndërsa tre ditë më vonë në Shkup pason ndeshja me Armeninë.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A