Krste Velkovski dhe Trajkovski: Deri sa kemi shanse do të luftojmë deri në fund

Publikuar më 13 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës kundër Austrisë (16 nëntor në "Ernst Hapel" të Vienës) dhe Izraelin (19 nëntor në "Todor Proeski" në Shkup).

Ekipi përfaqësues sot u stërvit në qendrën "Petar Milloshevski", ndërsa sulmuesit e përfaqësueses, Krste Velkovski dhe Aleksandar Trajkovski vlerësojnë se të përgatitur do të presim sfidën në Vienë kundër Austrisë me shpresë për rezultat pozitiv. 

"Mendoj se këto dy ndeshje do të jenë vërtet të vështira, na mungojnë disa futbollistë, por megjithatë kemi cilësi të mundohemi të marrim sa më shumë pikë dhe të ruajmë vendin e tretë në grup. Austria është përfaqësuese shumë cilësore, kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, por e jona është të mundohemi të luajmë në nivel të lartë dhe t'u kundërvihemi me sukses. Ritmi i lojës sigurisht se do të jetë në maksimum, por edhe përkundër mungesës së disa lojtarëve mendoj se fizikisht jemi të gatshëm për sfidën. Me rezultat pozitiv në këto dy ndeshje do të ruajmë atmosferën për atë që na pret në muajin mars dhe ndeshjet e balotazhit të Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionat Europian", thotë Krste Velkovski. 

"Deri sa kemi shanse do të luftojmë deri në fund. Kjo është mundësi e mirë për të treguar se humbja në terren vendas nuk tregon pasqyrën e vërtetë ndërmjet dy përfaqësueseve. Mendoj se jemi të përgatitur mirë dhe shkojmë të japim maksimumin tonë në terrenin e Vienës. Më e rëndësishme është tani të mundohemi të fitojmë këta dy ndeshje, të tregohemi në një pasqyrë pozitive, ndërsa pastaj do të mendojmë për sfidat e marsit në Ligën e Kombeve. Periudhën e kaluar kemi luajtur me kundërshtarë më të fortë dhe më të dobët dhe vlerësoj se kemi treguar se mund të bartemi me secilin rival", shtoi Aleksandar Trajkovski.




   
   
Reprezentacioni A