JO për diskriminimin, PO për BARAZINË

Publikuar më 18 Октомври, 2018 Lajme, Barazi


Prej 11 deri më 25 tetor të këtij viti në më shumë se 60 vende mbahet FARE ‘Njerëzit e futbollit’ java e veprimit dhe Federata e futbollit të Maqedonisë bashkë me klubet tona edhe këtë vit do të mbështesë këtë aksion fisnik.

Të gjitha klubet anëtare të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë në ndeshjet e tyre të xhiros së 10-të që në program është këtë të dielë në terren do të dalin me transparent me mbishkrim ‘JO për diskriminimin, PO për BARAZINË’.

Fushata synon të nxisë përfshirjen sociale në luftën kundër diskriminimit duke shfrytëzuar futbollin si mjet për edukim, frymëzim dhe promovimin e barazisë për të gjithë. Në pritje të fillimit të fushatës, Drejtori i Përgjithshëm i FARE-s, Piara Pauer shprehet: “Aksioni ‘njerëzit e futbollit’ ofron mundësi të përkryer për futbollin evropian të bashkohet dhe të përjashtuar diskriminimin dhe të mbështesë përfshirjen e dallimeve. Secili që është i kyçur në futboll është i thirur të merr pjesë në aktivitetet dhe të jep kontribut aktiv përmes organizimit të aktiviteteve. Vitin e kaluar më shumë se 100 000 pjesëmarrës aktivë ishin përfshirë drejtëpërdrejtë në këtë aksion. Së bashku ne mund ta formësojmë futbollin evropian si një etnitet gjithëpërfshirës”.

Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin shprehet: “Me vjen mirë të ofroj mbështetjen e vazhdueshme të UEFA-së për partnerin tonë FARE dhe JAVËN E VEPRIMIT. Nuk ka vend për racizëm, diskriminim dhe jo tolerancë në futboll, ndërsa UEFA ka politikë për zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla. Duke përdorur klube të njohura dhe ndeshjet e ekipeve nacionale, UEFA si platformë për promovimin e aktiviteteve të FARE-s shpreh angazhimin e plotë për të festuar fitoren ndaj dallimeve dhe gjithëpërfshirjes. Futbolli është lojë që patjetër të jetë e arritshme për secilin, pa marrë parasysh se kush është, prej ka vjen dhe si luan”.

Presidenti i Qendrës së Maqedonisë për Kulturë dhe Zhvillim, Nelko Nelkovski, si koordinator nacional i FARE-s gjatë promovimit të kampanjës deklaroi: ”Fushatën në Republikën e Maqedonisë këtë vit e organizojnë 11 organizata, tradicionalisht me impakt të gjërë të organizatës tonë, në bashkëpunim me FFM-në organizojmë promovim të banerëve dhe fletë-kartonave me mbishkrim “FARE – JO për diskriminimin, PO për barazinë”. Shprehim kënaqësinë tonë dhe falënderimin deri te FFM për mbështetjen e vazhdueshme të FARE-s dhe QMKZH në Republikën e Maqedonisë”.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Drilon Ganiu ka potencuar rëndësinë e respektit dhe toleranëcës në ndeshjet dhe terenet e futbollit.

“Në futboll nuk ka vend për kurfarë lloj të diskriminimit. Loja jonë i bashkon njerëzit e nacionaliteteve dhe përkatësive fetare të ndryshme. Stadiumet e futbollit duhet të jenë vende për respekt dhe manifestim të tolerancës, si ndërmjet futbollistëve, ashtu edhe ndërmjet arbitrave, personave zyrtarë dhe tifozëve. Besoj se të gjithë synojmë qëllimin të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona, që pas ndeshjeve të flitet vetëm për futboll. Ne themi me zë të lartë PO për BARAZINË”, u shpeh Ganiu.



   
   
Aktuale
Kalendar

01 Окт

11:00 Rumania - Sllovakia
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Franca - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

02 Окт

15:00 Maqedoni - Kazakistani
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

04 Окт

11:00 Franca - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Sllovakia - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

05 Окт

15:00 Maqedoni - Serbia
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

07 Окт

11:00 Sllovakia - Franca
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:00 Maqedoni - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
17:00 Mali i Zi - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian
20:45 Maqedoni - Sllovenia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A