Jane-ja ynë: Kur luaj futboll ndjehem si krejt tjerët

Publikuar më 22 Ноември, 2017 Lajme, Barazi


Jane Velkovski nga Shkupi, qyteti kryesor i Maqedonisë, jeton për dhe me futbollin. Ai luan futboll në çdo mundësi që i jepet, ndërsa sytë i shkëlqejnë gjithmonë kur flet për sportin e tij të preferuar.
Futbolli është gjithçka në jetën time”, thotë Jane. “Luaj edhe në video lojëra, luaj në obor dhe në shkollë. Futboll luaj gjithandej.”

Vendosshmëria e Janes për të luajtur futboll është aq impresive duke llogaritur faktin se ai është i lidhur me karrocën për invalid, me diagnozë Atrofi Spinale muskulore (Spinal Muscular Atrophy-SMA).
"Unë kam sëmundje të muskujve, që don të thotë se nuk mund të eci", thotë Jane. “Mirëpo nuk lejoj askush të tallet në llogari të problemit tim me ecjen. Dua botës t’i përcjell mesazhin se gjithë jemi të njejtë dhe se personat me invaliditet mund të bëjnë punët njejtë si tjerët. Edhe nëse nuk do të munden, ajo nuk don të thotë se nuk mund të shijojnë jetën”.
Invaliditeti nuk e pengon të luajë futboll. Ai është i pari në fushën e sportit kur shokët e tij shkojnë të lulajnë dhe ai reshtohet i fundit në mbrojtje të skuadrës së tij, pasi që luan në portë. Jane është shumë i hapur dhe i zëshëm. Ai kënaqet tu jep instruksione lojtarëve të mbrojtjes dhe tu tregojë cilin kundërshtar duhet të mbulojnë, dhe gjithë kohën është e qartë se sa bashkëlojtarët e respektojnë autoritetin e tij.
Kur luaj futboll ndjehem i barabartë, ndjehem bukur pasi mund të marr pjesë në lojë”, sqaron ai. “Është bukur që mund të shkoj të udhëheq ekipin, të fitoj dhe të jem kapiten. Jam i lumtur kur fitojmë dhe dëshprohem kur humbim”.

Duke shikuar entuziazmin të cilin Jane ka për futbollin dhe jetën, është e vështirë të paramendohet lufta e vazhdueshme me të cilën përballet për të duruar të qëndrojë jashta terrenit. Ai ka nevojë për kujdes të veçantë gjatë ditës, madje edhe për punët më të thjeshta si që është ndrimi i pozitës gjatë qëndrimit në karrocën për invalidë.
Në vitin 2015 Jane ishte në Pariz në operacion për koreksion të boshtit kurrizor. Çdo 6 muaj shkon për trajtim me shpresë se do t'i rriten gjasat që një ditë të ecë.
"Futbolli kishte ndikim shumë pozitiv në jetën e tij dhe i ka ndihmuar të ballafaqohet me problemet me të cilat përballet", tregon babai i Janes, Gjorgji. "Përmes futbollit ai mundi të kuptojë se mund të ketë rol aktiv në shoqëri", vlerëson Gjorgji Velkovski. Jane është senzacion i vërtetë në Maqedoni. Popullariteti i tij filloi të rritet kur për herë të parë u shfaq si shoqërim me reprezentuesit e Maqedonisë në ndeshjen kualifikuese kundër Spanjës në muajin qershor. Mirëpo, një fotografi nga ndeshja e Super Kupës së UEFA-së në Shkup disa muaj më vonë, e cila u bë hit i vërtetë në rrjetet sociale dhe mediat lokale, vërtet tërhoqën vëmendjen e opinionit në vend.

"Kur Super Kupa e UEFA-së u mbajt në Shkup, hymë në një dhomë ku kishte fotografi në mure", kujton Jane.
"U fotografova me dy ekipet, mirëpo kur pash fotografinë e Ronaldos duke i'u gëzuar golit, thash se mund ta imitoj. Luta gjyshin të më fotografojë dhe kopjova festën e Ronaldos. Është fotografi e shkëlqyeshme".
Filozofia e jetës së Janes është "të mos dorëzohet" dhe se gjithë duhet "të ndjekin ëndërat e tyre". Edhe përkundër asaj se ka vetëm 9 vjet, Jane tregon pjekuri të jashtëzakonshme për moshën që ka. Thelbësore në personalitetin e tij është dëshira  e madhe për të arritur të pamundurën dhe për të bërë gjithçka për të prekur të pabesueshmen.
"Ndonjëherë kur luaj futboll, haroj që jam në karrocën për invaliditet", sqaron Jane. "E paraftyroj veten si shënoj gola si Ronaldo dhe ndonjëherë thuajse haroj se nuk mund te eci", përfundon Jane.



   
   
Aktuale
Kalendar

21 Сеп

16:00 Maqedoni - Qipro
    FU19 Miqësore

23 Сеп

11:00 Franca - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Maqedoni
    FU17 per kualifikimet në Europian

26 Сеп

15:30 Maqedoni - Bosnja e Hercegovina
    FU17 per kualifikimet në Europian
15:30 Hungaria - Franca
    FU17 per kualifikimet në Europian

12 Окт

00:00 Rusia - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian

13 Окт

20:45 Maqedoni - Lihtenshtajni
    UEFA Liga e Kombeve
14:30 Maqedoni - Gibraltar
    U21 per kualifikimet në Europian
18:00 Ermenia - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
20:45 Lihtenshtajni - Maqedoni
    UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni A