Humbje minimale nga Austria në Vienë

Publikuar më 17 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë është mundur me rezultat minimal 2:1 në transfertën me Austrinë në Vienë, në takimin e parafundit të ciklit eliminator për EURO 2020. Në mungesë të më shumë lojtarëve standard shkaku i lëndimeve dhe pezullimit me kartona të verdhë, Maqedonia e nisi ndeshjen me dy debutues, Mari Mlladenovskin dhe Tihomir Kostadinov, ndërsa u inkuadruan edhe dy tjerë, Vllatko Stojanovski dhe Daniel Avramovski. Gjithsesi përshtypja e përgjithshme nuk ishte e keqe dhe në fund me pak fat mund të vinte situatë për të shmangur edhe disfatën. 

Ndeshja nuk mund të fillonte më keq për Maqedoninë, pasi vendasit avansuan 1:0 që në minutën e tetë kur David Alaba ndoqi mirë aksionin dhe me sukses shmangu kurthin për pozitë jashtëloje. Pak më vonë Trajkovski lëndohet dhe zëvendësohet detyrimisht me Stojanovskin. Vendasit vazhduan të krijojnë shanse, por me disa intervenime të shkëlqyeshme shpëtonte Dimitrievski. 

Portieri i Maqedonisë me të njejtin stil vazhdoi edhe pjesën e dytë kur ndali shumë mirë ‘bombën’ e Marsel Sabicerit. Megjithatë, në vazhdim pas harkimit nga këndi, Shtefan Lajner përcolli topin në rrjetë për dyfishim të rezultatin në 2:0. Enis Bardhi në minutën e 50-të i’u afrua golit kur shumë bukur direkt nga goditja e këndit kërkon portën, por shpëton në moment të fundit portieri Shlager. Mundësinë më të mirë Maqedonia e kishte në minutën e 74-t me Vllatko Stojanovskin, goditja e të cilit shkoi skaj portës. Dy minuta më vonë portieri vendas shpëtoi gol të sigurtë pasi ndali tentimin me kokë të Stojanovskit, i cili gjithsesi do të golin debutues në fanellën e përfaqësueses A të Maqedonisë kur në kohën shtesë shënoi për 2:1, që në fund u tregua të jetë rezultati final i takimit. 

AUSTRI-MAQEDONI 2:1 (1:0)

Stadiumi “Ernst Happel” në Vienë

Shikues: 41 100

Arbitër: Majkll Oliver (Angli)

Golashënues: Alaba 8’, Lajner 48’ (Austri), ndërsa Stojanovski 90+3′ (Maqedoni).

AUSTRIA: Shlager, Ulmer, Dragoviq, Hinterger, Lajner, Sabicer, Lajmer (90’ Islanker), Baumgaritlinger, Alaba (90+2’ Gregoviç), Lazaro (79’ Trimel), Arnautoviq.

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristovski, Mlladenovski (46’ Zajkov), Velkovski, Ristevski, Spirovski, Bardhi, Toshevski (62’ Avramovski), Kostadinov, Elmas, Trajkovski (13’ Stojanovski).



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A