Gjorgjioski: Investimet kanë çmim, jodomosdoshmërisht të jenë vetëm finansiare

Publikuar më 21 Февруари, 2018 Lajme, Seminare


Qendra për Edukim të  trajnerëve dhe Organizata e trajnerëve pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në hotelin “Aleksandar Pallas” ishin organizatorë të “Forumit vjetor për trajnerë” në të cilin ksihte prezantime nga profesionistë të lëndës nga vendi dhe jashtë. Në forum morrën pjesë rreth 300 trajnerë nga vendi, ndërsa prezantime të tyre kishin Nebojsha Markovski-drejtor i Qendrës për Edukim pranë FFM-së, Igor Angellovski-seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë,

Bllagoja Milevski-seleksionues i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Zoran Stratev-Drejtor Teknik i FFM-së dhe Vrtoslav Mihaçiç-Instruktor i UEFA-së për përgatitje të trajnerëve të portierëve dhe Drejtor i Akademisë për Edukim të Trajnerëve në Federatën kroate të futbollit (HNS).

Në hapje të forumit të trajnerëve para të pranishmëve foli presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioski, i cili mes tjerash tha:

“Programet zhvilluese janë një prej qëllimeve kryesore në programet e reja të UEFA-së, ndërsa në Federatën e futbollit të Maqedonisë në vitet e kaluara ka dominuar kujdesi për të rinjtë. Me rezultatet e arritura në kategoritë e reja mund të konstatojmë se futbolli i Maqedonisë ka ruajtur produktivitetin e vet. Trajnerët bënë punë të shkëlqyeshme e cila është në interes të madh për futbollin tonë dhe sportin e Maqedonisë, mirëpo edhe në të ardhmen patjetër të punojmë në rritjen e aktiviteteve në nivel edhe më të lartë. Futbolli ka evouluar në mënyrë serioze, shumë vende të futbollit tanimë kanë bërë program të tyre të unifikuar për punë, për mua shumë me rëndësi është që edhe federata jonë ndjek trendet modern, programa e Qendrës për Edukim të FFM-së gjithashtu ka specifikat e veta dhe kjo duhet të respektohet. Recetë e vete për sukses nuk ekziston, mirëpo amplikimi i programës së Qendrës për Edukim sigurisht mund të ju bëjë më të mirë dhe më kualitativ. Futbolli edhe më tej zhvillohet, me gjasa me një dallim më të vogël ndërmjet lojtarëve, ndërsa ne edhe më tej do të vazhdojmë ta studijojmë. Edhe pse çdo segment i investimit dhe avansimit ka çmim, kjo nuk don të thotë gjithmonë të jetë finansiare, por mund të jetë edhe investim në dituri. Ky forum është pikërisht një shembull i tillë. Trajnerët dhe sfera profesionale të marrin dituri të reja apo të vërtetojnë dituritë e tyre. Si federatë do të punojmë për komunikim më të mirë në të ardhmen dhe shpresoj se do të ngrejmë nivelin edhe më shumë”, deklaroi Ilço Gjorgjioski para trajnerëve të pranishëm duke potencuar se trajnerët dhe personat profesionistë janë temelet e futbollit në Maqedoni.  




   
   
Reprezentacioni A