Futsall, përfaqësuesja A: Turne kualifikues në Kazakistan për KE 2018

Publikuar më 03 Април, 2017 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë përgatitet për turneun eliminator për kualifikim në Kampionatin Evropian që vitin 2018 në Kazakistan.

Reprezentuesit dhe stafi teknik përgatitjet për tre ndeshjet kualifikuese i zhvillojnë në Dojran. Në turneun që do të luhet prej 7 deri më 11 prill në  Almati të Kazakistanit, Maqedonia do të përballet me Çekinë, Danimarkën dhe vendasit, Kazakistanin.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Ivan Bozhoviq për turneun në Almati do të llogarisë në këto futbollistë:

Antonio Petrovski, Ilço Udovaliev, Vllatko Petrovski, Leonid Ristanovski, Zoran Leveski, Danilo De Souza, Ferid Agushi, Daniel De Souza, Igor Leovski, Martin Todorovski, Dragan Petroviq, Taulant Ismaili, Adrijan Micevski, Sadat Ziberi, Aleksandar Gligorov, Ivan Krstevski dhe Erkan Seferi.

“Ne jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve. Kemi ndjekur numër të madh të ndeshjeve të kundërshtarëve dhe vlerësojmë se kemi bërë analizë solide për kualitetin e tyre. Nuk kemi lojtarë të lënduar, gjithë janë maksimalisht të përgatitur dhe nuk ka asnjë dilemë se do të japin maksimumin e tyre në tentimin për të realizuar qëllimet tona. Besoj në lojtarët dhe vlerësoj se me angazhim të përbashkët mund të arrijmë balotazhin. Si që dihet atje ka vend për përfaqësueset e vendeve të dyta nga secili grup dhe përfaqësueset më të mira të vendeve të treta. Sa i përket grupit, sigurisht se favorit kryesor për vendin e parë është Kazakistani. Ata në Kampionatin e fundit Evropian në Beograd u ndalën në vendin e tretë. Kanë stil specific të lojës dhe e shfrytëzojnë edhe portierin si lojtar. Çekia është pjesëmarrëse e rregullt në kompeticionet e mëdha dhe ka rejting të lartë. Dinë të luajnë në rezultat. Këtu është edhe Danimarka, që ka cilësi të mirë”, shprehet seleksionuesi, Ivan Bozhoviq.

Në hapje më 7 prill Maqedonia do të luajë me vendasit dhe favoritin kryesor për vendin e parë, Kazakistanin. Më 9 prill pason përballja me Çekinë, ndërsa dueli i fundit luhet më 11 prill kundër Danimarkës.



   
   
Reprezentacioni A