FUTBOLL PËR TË GJITHË, QASJE PËR SECILIN! FFM organizatore e eventit për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet

Publikuar më 01 Април, 2016 Lajme, Barazi


Federata e futbollit të Maqedonisë më 7 prill në ‘Shtëpinë e Futbollit’ do të organizojë ngjarje për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet dhe dëshirën e tyre për të patur qasje në stadiumet e futbollit.

Ditët prej 2 deri më 10 prill janë të shënuara si ‘ditët për ngritjen e vetëdijes për nevojat e personave me invaliditet’, ndërsa FFM do t’i shënojë këto ditë nën moton”

FUTBOLL PËR TË GJITHË, QASJE PËR SECILIN!

Në kuadër të kësaj ngjarje që do të mbahet më 7 prill, FFM do të organizojë takim pune në të cilin do të jenë të kyçur përfaqësues të të gjitha klubeve të Ligës së Parë, përfaqësues të MOBILIZIM-Lidhje nacionale për persona me invaliditet trupor të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të KOM-Komitetit Olimpik të Maqedonisë.

Në takimin e punës do të prezentohet roli i DISABILITY OFFICER (person nga klubi që do t’u mundësojë qasje në stadiume të personave me pengesa), ndërsa pas përfundimit të takimit do të zhvillohet ndeshje futbolli ndërmjet ekipit të MOBILIZIM dhe ekipit të KOM (në përbërje me ish-olimpikë të Maqedonisë).

Në këtë mënyrë bëjmë thirrje te të gjithë klubet tona që të kenë përgjegjësi sociale për të qenë pjesë e këtyre ditëve për ngritjen e vetëdijes për kyçjen e personave me invaliditet në mjediset e tyre dhe të ofrojnë mundësi të njëjta për të gjithë.

Shpresojmë se në këtë mënyrë të gjithë do të jemi ndikues dhe do të japim kontribut modest për ndryshime sa më të mëdha sociale në rrafshin e përfshirjes në shoqëri të personave me invaliditet.

FUTBOLL PËR TË GJITHË, QASJE PËR SECILIN!



   
   
Aktuale
Kalendar

01 Окт

11:00 Rumania - Sllovakia
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Franca - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

02 Окт

15:00 Maqedoni - Kazakistani
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

04 Окт

11:00 Franca - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Sllovakia - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

05 Окт

15:00 Maqedoni - Serbia
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

07 Окт

11:00 Sllovakia - Franca
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:00 Maqedoni - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
17:00 Mali i Zi - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian
20:45 Maqedoni - Sllovenia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A