FFM mikpriti seminarin rajonal për zhvillim të rolit të DISABILITY OFFICER

Publikuar më 30 Мај, 2019 Lajme, Barazi


Federata e futbollit të Maqedonisë ishte mikpritëse e seminarit rajonal në të cilin morrën pjesë përfaqësues të katër asosiacioneve të futbollit (Gjermania, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria dhe Kosova), përfaqësues të klubeve të LPFM-së, organizata "Mobilitet" dhe Asosiacioni nacional sportiv për persona të shurdhër.

Në seminarin për zhvillimin  e rolit të DAO-s (person përgjegjës në klube për sigurim të qasjes për personat me invaliditet) pjesëmarrësit punuan në zhvillimin e kushteve më të mira dhe shërbimeve në sferën e futbollit për personat me invaliditet. 

Para të pranishmëve foli sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski i cili potencoi mbështetjen e plotë dhe angazhimin për sigurimin e kushteve për kyçjen e personave me invaliditet në lojën e futbollit. 

Pjesa e punës së seminarit solli ndërime të përvojave ndërmjet federatave në këtë fushë, ndërsa klubet diskutuan për idetë e tyre për zhvillim të mëtejshëm. 

Falemenderim i madh shkon për Lidhjen Nacionale "Mobilitet", Asosiacionin nacional për persona të shurdhër dhe gjithsesi, për klubet tona me të cilat bashkarisht dhamë mesazhin për rëndësinë e kyçjes dhe qasjes së personave me invaliditet. Prandaj bashkarisht të gjithë do ta promovojmë nevojën për ndryshim dhe do të punojmë me përkushtim në atë drejtim. 



   
   
Reprezentacioni A