Çurlinov optimist për start me fitore të Maqedonisë U21

Publikuar më 07 Септември, 2019 Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të ciklit të ri kualifikues kundër Ishujve Faroe.

"Punojmë me shumë përqendrim për ndeshjet e rradhës. Për momentin koncentrimin e kemi te ndeshja me Ishujt Faroe. Mendoj se asnjë përfaqësuese nuk duhet nënçmuar dhe e njejta vlen edhe për rivalin tonë të ardhshëm. Duhet të japim më të mirën nga vetja për të fituar dhe unë besoj në rezultate të mira në këtë dhe në ndeshjet e ardhshme të këtij cikli kualifikues. Atmosfera brenda grupit është e shkëlqyeshme dhe sinqerisht besoj të vazhdojmë kështu", thotë lojtari i Kelnit të Gjermanisë, Darko Çurlinov.

Maqedonia U21 do të përballet me Ishujt Faroe më 10 shtator në terrenin kryesor të qendrës stërvitore të FFM-së në Shkup.
Ndeshja do të nisë në orën 16:00, ndërsa biletat me çmim prej 50 denarëve mund të sigurohen ditën e ndeshjes para hyrjes së stadiumit. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A