Bllagoja Milevski publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Ishujt Faroe

Publikuar më 30 Август, 2019 Lajme, Deri më 21 vjet


Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka caktuar listën e futbollistëve për ndeshjen e parë eliminatore me Ishujt Faroe në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rinjë që do të zhvillohet në vitin 2021. 

Për duelin që do të luhet më 10 shtator në Qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup, seleksionuesi Milevski ka ftuar 25 futbollistë, mes të cilëve edhe debutuesit Tomçe Grozdabovski nga ekipi Zlate Moravce dhe portieri i Akademia Pandevit, David Denkovski. 


"Në këtë listë gjenden 17 futbollistë nga ndeshja e fundit me Finlandën, atë që pamë në atë ndeshje kontrolluese na dha pasqyrë se kemi cilësi dhe potencial. Janë futbollistë te të cilët do të llogarisim më së shumti në këtë cikël. Për fat të keq nuk mund t'i kemi me ne të lënduarit Dejan Millovanoviq (Akademia Pandev) dhe Enis Fazllagiq (Zhilina), por shpresoj se do të rikuperohen shpejtë dhe do t'i kemi në shërbim për ndeshjet e ardhshme", shprehet seleksionuesi Milevski. 

Sipas tij kjo është zgjedhja më e mirë e momentit për përfaqësuesen U21, ndërsa potencoi se Ishujt Faroe nuk janë përfaqësuese për tu nënçmuar dhe për fitore do të duhet angazhim maksimal. 
"Ishujt Faroe mua sipas lojës më ngjajnë me Islandën. Sipas mënyrës së lojës dhe predispozitave fizike. Është e qartë se nëse duam rezultat pozitiv, patjetër të mundohemi të japim maksimumin dhe të jemi në nivel mëtë lartë të mundshëm", përfundoi Milevski. 



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A