Bileta për ndeshjet e përfaqësueses së Maqedonisë

Publikuar më 26 Септември, 2017 Biletat, Lajme


Sot fillon shitja e biletave për ndeshjet Maqedoni-Lihtenshtajn (9. Tetor, stadiumi “Mlladost”-Strumicë) dhe Maqedoni U 21-Serbi U 21 (6.tetor, qendra stërvitore “Petar Milloshevski”-Shkup).

Nëse doni të merrni pjesë në ndeshjet e futbollit Maqedoni-Lihtenshtajn dhe Maqedoni U21-Serbi U 21 dhe të mbështetni përfaqësueset e Maqedonisë këtë mund ta bëni me blerjen e biletës përmes rrjetit shites mktickets.

Biletat në shitje janë prej sot, 26 shtator, me çmime prej 100 dhe 200 denarëve për ndeshjen Maqedoni-Lihtenshtajn dhe 150 denarë për duelin Maqedoni U21-Serbi U21.

Përballja e fundit e eliminatoreve për KB “RUSI 2018” ndërmjet Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit zhvillohet më 9 tetor në orën 20:45 minuta. Pandev, Nestorvoski, Hasani, Bardhi dhe tjerët nga formacioni i Igor Angellovskit i mbështesim në stadiumin “Mlladost” në Strumicë.

Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë pas startit fantastic të kualifikimeve për KE “ITALI 2018” dhe fitoren 0:3 në transfertën me Armeninë, më 6 tetor në orën 15:00 presin Serbinë. Gjenerata e re e udhëhequr nga Bllagoja Milevski do të luajë ndeshjen në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup.

Blej biletë dhe mbështet Maqedoninë!

FITO DHE LUFTO – LUFTO DHE FITO



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A