Angelovski dhe Pandev: Jemi këtu të luajmë lojën tonë

Publikuar më 15 Октомври, 2018 Lajme, UEFA Liga e Kombeve


Përfaqësuesja e Maqedonisë me optimizëm pret ndeshjen e nesërme me Armeninë në Jerevan në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve. Me tre fitore në po aq ndeshje të zhvilluara Maqedonia është lidere e grupit dhe në vigjilie të tre takimeve të fundit nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë dhe kualifikimin në gjysmëfianle të Ligës D. 

Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme dhe e dijmë se Armenia ka përfaqësuese kualitative. Pas humbjes nga Gjibraltari me shumë gjasa do të kërkojnë të reagojnë kundër neve. Kampionati Evropian është shumë larg dhe ne as që mendojmë për diçka të tillë. Në kokë kemi vetëm ndeshjen e nesërme dhe mundësinë për të marrë rezultat pozitiv. Gjithë futbollistët janë shëndosh dhe të gatshëm për lojë dhe kjo më gëzon. Nuk do ta nënçmojmë kundërshtarin, besoj se do të jenë të motivuar nesër. Kjo nuk është ndeshje kundër rivalëve tanë në grup, por edhe gjithë tjerëve. Patjetër të mendojmë sikur jemi 0:0 dhe kemi numër të barabartë pikësh me Armeninë. Vetëm ashtu mund të nxjerim maksimumin. Nënçmimi eventual do të na kushtonte shumë. Lojtarët dhe vendosjen e tyre taktike e dijmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë adekuate“, deklaroi seleksionuesi Igor Angelovski më konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes me Armeninë.

Armenia posedon përfaqësuese cilësore, prej në start e dinim se ata do të jenë kundërshtari më i madh në grup. Tashmë kemi tre fitore, mirëpo përgatitemi shkëlqyeshëm dhe besoj të japim maksimumin për fitore të re. Kemi analizuar mirë Armeninë, i kemi parë edhe në ndeshjen e parë në Shkup. Atëherë ishim të përgatitur mirë dhe fituam me meritë dhe tash besoj ta bëjmë sërish të njejtën gjë“, shtoi kapiteni Goran Pandev.

Pas konferencës për shtyp përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvillojë seancën stërvitore në stadiumin ‘Vazgen Sargsyan’ në Jerevan ku të martën me fillim në orën 18:00 zhvillohet ndeshja e xhiros të katërt në Ligën e Kombeve ndërmjet Armenisë dhe Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A