Angellovski: Të bashkohemi të gjithë për të fituar për Pandevin

Publikuar më 13 Март, 2019 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e para të eliminatoreve të EURO 2020, kundër Letonisë (21 mars në Shkup) dhe Slloveninë në terren mysafir (24 mars, ‘Stozhice’).

Në takimin me gazetarë para startit të kualifikimeve, udhëheqësi i përfaqësueses A potencoi se njeh Letoninë dhe se dëshiron triumf në start.

“Unë edhe më parë kam thënë se nuk do të ketë ndryshime drastike. Mendoj se kemi përfaqësuese që njihet mirë dhe lojtarët njohin karakteristikat e njëri tjetërit që na jep mundësinë të dijmë se çka duam në terren. Fokusi është te ndeshja e parë kundër Letonisë. Nga kjo pikë e vështrimit nuk mund të flas në detaje për kundërshtarin, për shkak se Letonia ka seleksionues të ri. Mirëpo, gjithsesi se kemi kohë të mjaftueshme për të analizuar gjithë ndeshjet paraprake, si dhe stilin e seleksionuesit të ri Stojanoviq”, deklaroi Angellovski.

Spirovski dhe Triçkovski janë në dyshim dhe në varshmëri prej gjendjes së tyre shëndetësore do të vendoset nëse do të luajnë. Arijan Ademi nga Dinamo Zagrebi për shkak të operacionit nuk do të jetë në kombinim.

Në duelin me Letoninë, jubilee do të festojë futbollisti më i mirë i Maqedonisë, Goran Pandev, që do të zhvillojë ndeshjen numër 100 në fanellën e ekipit përfaqësues.

“Kur përmendet emri i Goran Pandevit, te unë zgjohen emocione të veçanta. Bëhet fjalë për futbollistin më të madh të të gjithë kohrave në Maqedoni. Sigurisht se ne do ta përshëndesim dhe pres që publiku në vend të vijë për të nderuar jubileun e Pandevit. Duam që këtë ndeshje ta shënojmë me fitore. Kur mund 80 000 njerëz në Itali të çohen në këmbë të përshëndesin Pandevin, mendoj se të njejtën mund ta bëjmë edhe në vendin tonë”, përfundoi seleksionuesi.

Grumbullimi i ekipit përfaqësues është më 18 mars (e hënë) në orën 12:00 në TCC ‘Grand Plazza’ në Shkup. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet të njejtën ditë në orën 18:45 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup.



   
   
Reprezentacioni A