Angellovski dhe Ristovski: Të gatshëm për Slloveninë

Publikuar më 23 Март, 2019 Lajme, Lajme


Sonte në stadiumin 'Stozhice' në Ljublanë seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski dhe reprezentuesi, Stefan Ristovski folën para gazetarëve të pranishëm në konferencën zyrtare për shtyp para takimit të nesërm me Slloveninë në eliminatoret për EURO 2020.

“Në Ljublanë kemi arritur me atmosferë shumë të mirë, pasi zhvilluam lojë të bukur kundër Letonisë. Nesër na pret ndeshje tjetër, kishim kohë të pushojmë dhe jemi të gatshëm për duelin me Slloveninë. Kërkojmë të hymë në këtë ndeshje ashtu si kemi bërë në tre vitet e fundit. Sllovenia ka sulmin dhe mesfushën shumë të mirë dhe janë të rrezikshëm në kundërsulme, por ne do të dalim në terren për të luajtur lojën tonë dhe shpresoj të marrim rezultat pozitiv“, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

"Besoj të performojmë mirë. Do të kërkojmë të dalim me tre apo një pikë nga ky duel. E njoh shumë mirë seleksionuesin e Sllovenisë, Kek, kam punuar me të dhe sigurisht ai dëshiron shumë të fitojë. Do të jetë ndeshje e mirë. Ne jemi një kohë të gjatë bashkë dhe tashmë mund të përballemi me secilin. Duam të dëshmojmë se kjo gjeneratë ka cilësi të luajë në një kompeticion të madh si që është Kampionati Evropian“, tha Ristevski.

Shkaku i dëmtimit të pësuar të enjten kundër Letonisë në këtë ndeshje do të mungojë Ferhan Hasani.

Përfaqësuesja e Maqedonisë sot para dite zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin 'Kozhice' ku të dielën ng ora 20:45 përballet me Slloveninë në ndeshjen e dytë të ciklit kualifikues për KE 2020. 



   
   
Aktuale
Kalendar

01 Окт

11:00 Rumania - Sllovakia
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Franca - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

02 Окт

15:00 Maqedoni - Kazakistani
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

04 Окт

11:00 Franca - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:30 Sllovakia - Maqedoni
    FU19 per kualifikimet në Europian

05 Окт

15:00 Maqedoni - Serbia
    Reprezentacioni A i femrave per kualifikimet në Europian

07 Окт

11:00 Sllovakia - Franca
    FU19 per kualifikimet në Europian
15:00 Maqedoni - Rumania
    FU19 per kualifikimet në Europian
17:00 Mali i Zi - Maqedoni
    U21 per kualifikimet në Europian
20:45 Maqedoni - Sllovenia
    Reprezentacioni A per kualifikimet në Europian
Reprezentacioni A