Sekretari i përgjithshëm i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Filip Popovski në ‘Shtëpinë e futbollit’ ka zhvilluar takim pune me kolegun e tij nga Federata e futbollit të Turqisë, Kadir Kardash.
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e 30 marsit me Slloveninë në Celje.
Përfaqësuesja U 19 e Maqedonisë (të lindur në vitin 1997) në 24 dhe 26 mars do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Qipron U 19 në terenet e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup.
Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë të mërkurën në orën 19:00 në qendrën sportive ‘Boris Trajkovski’ do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese kundër Hungarisë, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian.
Në Kuvendin e rregullt vjetor të Federatës së futbollit të Maqedonisë e cila u mbajt më 15 mars, u miratua buxheti për vitin 2015, llogaria përfundimtare dhe raporti revizor për vitin e kaluar.
Ngjarja humanitare ‘Të luamë për Shac-in’ u zhvillua më 6 mars në Qendrën për rekreacion dhe sport ’25 maj’ në Radovish.