Publikuar më 26 Март, 2015 në Lajme
Seleksionuesi i përgfaqësueses së Maqedonisë, Boshko Gjurovski para mediumeve deklaroi se ekipi do të kërkojë pikë maksimale kundër Bjellorusisë edhe pse ndeshja nuk pritet të jetë e lehtë.“Do të luftojmë për të qenë para Bjellorusisë në grupin kualifikues për Euro 2016. Patjetër të jemi të bashkuar, të guximshëm dhe sakrifikues. Ata me më shumë përvojë sipas gjithë gjasave patjetër të bartin barrën më të rëndë, dhe me angazhimin e tyre të jenë shembull për të motivuar edhe futbollistët tjerë. Më gëzon ajo që kemi punuar në stërvitje në aspektin teknik dhe taktik, posaçërisht sjelljen e futbollsitëve të mesfushës dhe sulmit. Shpresoj që edhe pjesa defanzive e ekipit të jetë e koncentruar dhe në nivel të detyrës. Më vjen keq që Ademi për shkak të lëndimit nuk është me ekipin dhe mungesa e tij është problem më i madh në krahasim me atë të Mario Gurovskit, mirëpo në ato gjëra ne nuk mund të ndikojmë për t’i ndryshuar dhe i pranojmë ashtu si janë. Pres të luajmë lojë ofenzive, të shpejtë dhe më agresiv se kundërshtari”, deklaroi Boshko Gjurovski.
Vançe
Shikov, një prej futbollistëve me më shumë përvojë në ekipin tonë, deklaroi se
na pret ndeshje e vështirë por se shpreson në fitore. “Jemi të vetëdijshëm se
na pret ndeshje e vështirë, mirëpo do të japim gjithçka nga vetja për të
luajtur lojë luftarake dhe të motivuar. Nëse fitojmë, sipas gjithë gjasave do të
mund të shpresojmë në suksese tjera në të ardhmen”, u shpreh Shikov.