Maqedonia U 21 pa 3 futbollistë kundër Sllovenisë

Publikuar më 24 Март, 2015 Lajme, Deri më 21 vjet


Maqedoni-Bjellorusi

Eliminatoret për Kampionatin Evropian 2016.

27. mars. 2015. Ora 20:45

Shkup, Arena nacionale „Filipi i Dytë“

Biletat në shitje në rrjetin Mk Tickets: http://www.mktickets.mk/mkd-bel

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonsië Bllagoja Milevski është detyruar të ndryshojë dhe kombinojë futbollistë të ri në ekip në fillim të përgatitjeve ër ndeshjen kontrolluese me Slloveninë më 30 mars në Celje. Enis Bardhi, Darko Velkovski dhe Marjan Radevski janë në dispozicion të përfaqësueses A të Maqedonisë, ndërsa sot seleksionuesi Milevski mësoi se David Babunski, Boban Nikollov dhe Taulant Sulejmanov nuk do të jenë në mundësi të luajnë kundër Sllovenisë.

“Përballemi me një sfidë të madhe, duhet të ndërtojmë thuajse ekip të ri për ndeshjen me Slloveninë. Mungojnë gjashtë futbollistë të cilët përbëjnë vijat kryesore të formacionit tonë. David Babunski ka ndeshje kampionale më 29 mars, lufton për vend në ekip dhe kjo periudhë do të jetë kyçe për të në Barcelonë. Pas një bisede me Davidin kemi vendosur që ta lirojmë nga angazhimet për ndeshjen me Slloveninë.  Presim që Babunski të jetë tërësisht i fokusuar për ekipin përfaqësues për ndeshjen e parë kualifikuese me Islandën. Boban Nikollov nuk është i përgatitur sa duhet për këtë ndeshje edhe përkundër dëshirës së madhe për të luajtur kundër Sllovenisë. Për fat të keq nuk është i përgatitur sa duhet, ishte i lënduar periudhën që kaloi dhe kemi vendosur mos rrezikojmë me të në këtë ndeshje. Sipas gjithë gjasave situata me Taulant Sulejmanovin është më e vështirë. Futbollisti i Jang Bojsit nesër hun në operacion të gjunjëve. Këtë e morëm si dëshmi nga klubi, shpresojmë që Taulanti të rehabilitohet shpejtë dhe të jetë në kombinim për eliminatoret. Duke patur parasysh gjithë këto mungesa jemi detyruar të ndryshojmë. Kemi tre debutues, Çeshmexhiev, Kstadinov dhe Stojanovski të cilët ishin pjesë e përfaqësueses U 19 në kualifikimet e fundit për KE. Kire Markovski nga Rabotniçki dhe Demir Imeri nga Shkëndija janë vëndosur në funksion të ekipit. Edhe përkundër situatës së re me të cilën përballemi, unë shpresoj që lojtarët që do të kenë shansin të luajnë të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të imponohen seriozisht për ndeshjet e rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për KE 2017 që do të zhvillohet në Poloni”, deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.



   
   
Reprezentacioni A