Aplikacioni lojtari i 12-të

Publikuar më 23 Март, 2015 Lajme

Mbështetja nga tifozët është më e rëndësishmja për futbollistët e përfaqësueses tonë. Për atë qëllim kemi krijuar aplikacion me të cilin të gjithë mund të motivojmë futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë të luajnë ashtu si dijnë.

Tifozët e futbollit do të kenë mundësi që t’i shkruajnë dhe t’i postojnë porositë e tyre më të ndjeshme për motivim të heronjëve të tyre në teren, si dhe të ndajnë porositë dhe të grumbullojnë pëlqime!

Linku i aplikacionit: http://goo.gl/2S2dGF

Gjithçka që duhet të bëni është:

1.  Të zgjidhni prapavijë

2.  Të shkruani porosinë tuaj

3.  Të shtoni tekstin

4.  Të poziciononi tekstin në prapavijë dhe të personalizoni sipas zgjidhjes tuaj

5.  Të shkruani titull për porosinë

6.  Të ruani porosinë tuaj

Pastaj do të mund të shpërndani porosinë tuaj në profiling tuaj dhe do të mund të grumbulloni pëlqime nga miqtë tuaj. Njëzet porositë me më shumë ‘llajka’ do të fitojnë bileta për ndeshjen Maqedoni-Bjellorusi, ndërsa autori i porosisë me më shumë llajka do të fitojë fanellë të ekipit përfaqësues të Maqedonisë.

Porosia nuk do të tregohet menjëherë në aplikacion, por do të shfaqet pasi që do të miratohet nga administratorët. Ndiqni me kujdes hapat dhe sigurohuni se keni futur porosinë tuaj para se ta ruani. Nëse nuk shfaqet porosia juaj në fotografi, nuk do të jemi në mundësi ta publikojmë.

Të jemi të bashkuar me gëzimin që sjell futbolli ‪#‎TëBashkuarDrejtFitores



   
   
Reprezentacioni A