Kualifikimet për KE në futsall: Në fund vendi i tretë për Maqedoninë

Publikuar më 22 Март, 2015 Lajme, Fustsall

Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë nuk ka arritur të kualifikohet në balotazhin për kualifikim në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Hungaria falë gol-diferencës më të mirë ka zënë vendin e dytë në grup dhe do të luftojë për kualifikim në kampionatin kontinental. Në ndeshjen e fundit të turneut që u organizua në QS ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, përfaqësuesja e Maqedonisë u mund me rezultat 7:1 nga favoriti i madh Spanja. Hungaria fitoi 8:2 Zvicrën.

Kështu, të përzgjedhurit e seleksionuesit Vasko Skenderovski shanset për rezultat më të mirë i humbën kundër Hungarisë, ndeshje në të cilin kishin epërsi deri në minutën e parafundit dhe numër të madh të rasteve të pa shfrytëzuara për të vërtetuar fitoren. Në fund një autogol bëri simetri në rezultat për barazim përfundimtar 3:3.

Maqedonia fitoi minimalisht kundër Zvicrës, gjë që lehtësoi punën e hungarezëve që me fitore bindëse përballë të njëjtit kundërshtar të kapin vendin e dytë.

Në ndeshjen me Spanjën, ‘furia e kuqe’ hapi rezultatin me autogolin e Todorovskit, Maqedonia barazoi me anë të Ivan Krstevskit, ndërsa deri në fund të pjesës së parë Spanja siguroi epërsi 3:1 me golat e Aikardos dhe Polas. Në pjesën e dytë edhe katër gola në rrjetën e Maqedonisë, me autor Raul Kampos, Fernandaos, Lin dhe Mario Riviljos.



   
   
Reprezentacioni A