Startuan përgatitjet për Bjellorusinë, përfaqësuesja A zhvilloi stërvitjen e parë

Publikuar më 24 Март, 2015 Lajme, Lajme


Maqedoni-Bjellorusi

Eliminatoret për Kampionatin Evropian 2016.

27. mars. 2015. Ora 20:45

Shkup, Arena nacionale „Filipi i Dytë“

Biletat në shitje në rrjetin Mk Tickets: http://www.mktickets.mk/mkd-bel

Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ zhvilloi seancën e parë stërvitore në vigjilie të ndeshjes eliminatore me Bjellorusinë më 27 mars në Shkup. Bilansi shëndetësor nuk është ideal, për shkak të lëndimit përgatitjet dhe ndeshjet do t’i lëshojë Mario Gjurovski, ndërsa sot stafi teknik i përfaqësueses do të marrë vendim zyrtar për paraqitjen eventuale të Arian Ademit nga Dinamo Zagrebi, i cili gjithashtu ka lëndim. Njëri prej të rrikthyerve në ekipin përfaqësues, Ferhan Hasani thotë se Maqedonia do të përgatitet seriozisht për këtë ndeshje dhe futbollisti i Brondbyt të Danimarkës shpreson në fitore të Maqedonisë.

“Gëzohem që përsëri jem pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, Muajt e fundit kam pasur probleme me lëndimet, mirëpo tani jam gati, i përgatitur për ti ndihmuar ekipit. Ditët e ardhshme do të mundohemi që t’i zhvillojmë përgatitjet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të analizojmë lojën e Bjellorusisë. Megjithatë, vlerësoj se ne jemi më të rëndësishëm, jemi të përkushtuar ndaj ekipit, realizojmë detyrat e vendosura nga seleksionuesi dhe shpresoj që kjo të na kthehet pozitivisht në ndeshjen e të premtes. Ka disa emra të ri në përfaqësuese, mirëpo me rëndësi është që të gjithë që jemi këtu kemi një qëllim të njëjtë, të ndihmojmë në arritjen e objektivit, të shënojmë fitore kundër Bjellorusisë”, thotë Hasani.


Njëri prej futbollistëve më me përvojë në repartin e mbrojtjes, Vançe Shikov vlerëson se ky formacion edhe pse me shumë ndryshime, ka kualitet për të luajtur hapur dhe të shpresojë në fitore kundër Bjellorusisë.

“Gjithmonë është ndjenjë pozitive kur vijmë në shtëpi në ftesë të ekipit përfaqësues. Pres që përgatitjet të kalojnë në atmosferë sa më të mirë dhe tërësisht të fokusuar të presim ndeshjen. Qëllimi ynë është të jemi para Luksemburgut dhe Bjellorusisë në renditjen përfundimtare dhe kjo don të thotë se duhet të fitojmë bjellorusët të premten. Shpreson të bëjmë këtë dhe do të luftojmë për fitore”, deklaroi Shikov.


Përfaqësuesja e Maqedonisë sot në orën 16:00 sërisht do të ketë stërvitje në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’. Deri në ndeshjen e të premtes, futbollistët do të zhvillojnë edhe tre seanca stërvitore. Zyrtari do të jetë të premten në orën 17:00 në Arenën nacionale “Filipi i Dytë”.



   
   
Reprezentacioni A