Mario Gjurovski anulon ardhjen për shkak lëndimit, Trajçevski thirret në përfaqësuen A

Publikuar më 23 Март, 2015 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja A e Maqedonisë sonte në hotelin ‘Grand Plaza’ në Shkup ka grumbullimin e parë në vigjilie të fillimit të përgatitjeve për ndeshjen me Bjellorusinë në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Për shkak të lëndimit Mario Gjurovski nuk do të jetë pjesë e ekipit për takimin eliminator me Bjellorusinë të premten. Në dyshim është edhe paraqitja e Arijan Ademit, futbollistit të Dinamo Zagrebit, i cili gjithashtu është i lënduar, mirëpo ende nuk është definitive nëse nuk do të jetë gati për ndeshjen e përfaqësueses në Shkup. Pas testeve plotësuese mjekësore, sonte do të konfirmohet nëse Ademi do të mund të luajë në ndeshjen me Bjellorusinë. Problem shtesë për seleksionuesin Gjurovski është edhe paqartësia rreth mundësisë që Urosh Matiq të vëndohet në funksion të ekipit. FIFA ende nuk ka nxjerë çertifikatën e nevojshme pas së cilës Matiq do të mund të debutojë për përfaqësuesen e Maqedonisë. Seleksionuesi Boshko Gjurovski pas ndodhive të fundit dërgoi ftesë shtesë për Dushko Trajçevskin e Rabotniçkit.

Seanca e parë stërvitore e përfaqësueses së Maqedonisë do të zhvillohet të martën në orën 10:30 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.



   
   
Reprezentacioni A