Nikollov bie nga kombinimi shkaku i lëndimit, ftesë për Jahoviq

Publikuar më 02 Октомври, 2017 Lajme, Lajme


Itali – Maqedoni                                    Maqedoni – Lihtenshtajn

Kualifikimet për KB 2018., Grupi G      Kualifikimet për KB 2018., Grupi G

6. tetor 2017., 20:45                             10. tetor 2017., 20:45

Stadiumi Olimpik, Torino                      Stadiumi “Mlladost”, Strumicë

http://ffm.mk/al/bileta-per-ndeshjet-e-perfaqesueses-se-maqedonise

Përfaqësuesja A e Maqedonisë sot në Shkup filloi përgatitjet për ndeshjet me Italinë dhe Lihtenshtajnin në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Për shkak të lëndimit futbollisti i Vardarit, Boban Nikollov nuk do të jetë në kombinim për të luajtur në dy ndeshjet e rradhës. Seleksionuesi i ekipit përfaqësues, Igor Angellovski ka dërguar ftesë shtesë për Adis Jahoviqin. Sulmuesi i ekipit turk Geztepe menjëherë bashkohet me ekipin përfaqësues dhe do të jetë i pranishëm në seancën stërvitore në orën 18:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Në takimin e parë në hotelin “Grand Plaza” dhe në seancën stërvitore do të mungojnë Stole Dimitrievski, Stefan Risovski dhe Ezgjan Alioski. Të tre futbollistët sonte vonë do të udhëtojnë drejt Shkupit dhe do të jenë në funksion të seleksionuesit Igor Angellovski.



   
   
Reprezentacioni A