Publikuar më 02 Октомври, 2017 në Lajme, Lajme
Maqedoni – Serbi
Eliminatoret për KE 2019, Grupi 7
6. tetor 2017, 15:00
Qendra stërvitore “Petar Milloshevski” Shkup
http://ffm.mk/al/bileta-per-ndeshjet-e-perfaqesueses-se-maqedonise
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë sot ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen eliminatore me Serbinë për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2019. Në seancën e sotme stërvitore me ekipin u bashkuan edhe Davor Zdravkovski dhe Filip Iliq.
Reprezentuesit Remzifaik Selmani dhe Petar Petkovski vlerësojnë se nëse të gjithë japing maksimumin, duhet të jemi optimist sërish t’i gëzohemi fitores.
“Kjo është ndeshje e re, tërësisht ndryshe nga takimii parë kualifikues kundër Armenisë. Serbia është përfaqësuese shumë e fortë dhe një prej favoritët në grupin tonë. Ne sërish duhet të jemi të motivuar shumë, të realizojmë përgatitje cilësore dhe të shpresojmë në sukses të ri. Do të bëjmë gjithçka nga mundësitë tona për t’i gëzuar sërish tifozët dhe të qëndrojmë në vendin e parë në grup”, u shpreh sulmuesi i Vardarit, Petar Petkovski.
“Jemi në fillim të përgatitjeve, shpresoj të jemi të shëndoshë dhe të realizojmë këtë fazë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi startuar shkëlqyeshëm kualifikimet dhe Serbia tani është sfidë e shkëlqyeshme. Kanë disa futbollistë që luajtën në KE në Poloni, sigurisht do të kërkojnë rezultat pozitiv në Shkup, mirëpo unë shpresoj se shumë gjëra do të varen edhe nga ne. Besoj se mund të arrimë tjetër rezultat pozitiv”, deklaroi sulmuesi Remzifaik Selmani.