Publikuar më 02 Октомври, 2017 në Lajme, Lajme
Itali – Maqedoni Maqedoni – Lihtenshtajn
Kualifikimet për KB 2018., Grupi G Kualifikimet për KB 2018., Grupi G
6. tetor 2017., 20:45 10. tetor 2017., 20:45
Stadiumi Olimpik, Torino Stadiumi “Mlladost”, Strumicë
http://ffm.mk/al/bileta-per-ndeshjet-e-perfaqesueses-se-maqedonise
Përfaqësuesja e Maqedonia filloi përgatitjet për ndeshjet me Italinë dhe Lihtenshtajnin. Në grumbullimin e parë në hotelin “Grand Plaza” dhe në seancën stërvitore pas dite në orën 18:00 do të mungojnë Stole Dimitrievski, Stefan Risto ski dhe Ezgjan Alioski. Adis Jahoviq veç më ka arritur në bazën e ekipit përfaqësues dhe do të zhvillojë seancën e parë stërvitore bashkë me përfaqësuesen. Seleksionuesi Igor Angellovski thotë se përfaqësuesja që udhëheq ka dëshmuar se mund të luajë futboll të hapur me rival më të fortë dhe shpreson se kështu do të jetë edhe në Torino.
“E dimë ku shkojmë dhe më kë luajmë, mirëpo futbollistët e mi kanë dëshmuar se mund të barten me kundërshtarë të fortë. Gjithë e dimë kush është Italia, katër herë kampione e botës, taktikisht të shkëlqyeshëm, në fakt nga ata lind futbolli i mirë taktik. Ata janë mjeshtër për këtë lojë. Patjetër të japim maksimum dhe të luajmë më mirë që mundemi”, deklaroi Angellovski.
Marjan Radeski thotë se është i gatshëm për maksimumin kundër Italisë. Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës thotë se përfaqësuesen e pret ndeshje e rëndë, përballë mbrojtjes ndoshta më të mirë në botë.
“Me padurim e kemi pritur këtë grumbullim. Nuk kemi ardhur këtu me ndjenjën e ekskurzionit, por të nxjerrim rezultate pozitive përballë Italisë dhe Lihtenshtajnit. Na pret duel me kundërshtar që ka mbrojtjen më të mirë në botë. Mirëpo, edhe ne kemi sulmues të mirë, këtë e dëshmuam në Shkup. Në ndehsjen e parë nuk na deshi fati, shpresoj që në Torino të jetë e kundërta dhe të arrimë të nxjerim rezultat pozitiv”, deklaroi Radeski.