Publikuar më 11 Април, 2015 në Lajme
Në prani të Sekretarit të përgjithshëm të FFM-së, Filip Popovskit dhe kryetarit të komuës së Strumivës, Zoran Zaev para opinionit më të gjerë futbollistik në Strumicë sot në një ceremoni rasti u lëshua në përdorim fusha e futbollit me bar artificial – donacion nga FFM-ja si pjesë e projektit het-trik të UEFA-së përmes së cilit janë ndërtuar fusha me bar sintetik në 10-të komuna të Maqedonisë.
Kryetari i Komunës Zaev ceki se është i lumtur që Strumica është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe në përgjithësi do të përmbushen detyrimet nga ana e komunës për finalizimin e fazës së dytë të këtij investimi të përbashkët, e cila nënkupton përfundim të ndërtimit të tribunës për 200 shikues si dhe zhveshtoreve dhe hapsirave zyrtare.
“Strumica gjithmonë ka qenë qytet futbollistik. Prej këtu kanë dalë shumë yjë të futbollit në nivel ndërkombëtar. Edhe pse për momentin futbolli në Strumicë përjeton stagnim, shpresojmë se pikërisht me projekte dhe investime të këtilla të ndikojmë për zhvillimin e futbollistëve të ri, të cilët në të ardhmen do të udhëheqin futbollin reprezentues të Maqedonisë”, deklaroi kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev, para se të inauguronte fushën e futbollit.
“Federata e futbollit të Maqedonisë me shfrytëzimin e mejeteve të projektit Het-trik 4 intenzivisht punon në përmirësimin e infrastrukturës të futbollit dhe me këtë vërteton përcaktimin për krijimin e kushteve për zhvillimin e futbollit në të gjithë nivelet dhe rajonet e Maqedonisë. Vetëm me punë të përkushtuar dhe të qëlluar në të gjithë sferat e lojës së futbollit do të mund të priten rezultate të nivelit më të lartë”, u shpreh Sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.