Publikuar më 11 Март, 2016 në Lajme
Si ngjarje më aktuale periudhën e kaluar sigurisht është
zgjedhja e presidentit të ri të FIFA-s. Xhani Infantino morri besimin për të
drejtuar shtëpinë e futbollit botëror. Dihet se si sekretar i përgjithshëm,
Infantino ishte mbështetës dhe angazhohej për kushtimisht thënë federatat më të
vogla të rajonit, për çka sigurisht se ishte i respektuar, që u vërtetua edhe përmes
faktit se Federata e futbollit të Maqedonisë së bashku me asosiacionet e rajonit
ishte në mesin e pesë vendeve që publikisht shprehën mbështetje dhe qëndruan
pas kandidaturës së tij për president të FIFA-s. Çka konkretisht do të thotë për
ne posti i presidentit për Infantinon dhe çka mund të presim realisht pas
zgjedhjes, në aspekt të logjistikës, mbështetjes, realizimit të projekteve, e kështu
me rradhë?
“Mund të them se përmes UEFA-së, unë personalisht isha i kyçur në kampanjën zgjedhore të Infantinos që në fillim, dhe me këtë rast do të dëshiroja personalisht të falënderoj presidentin e Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilço Gjorgjioskin dhe gjithë anëtarët e federatës për mbështetjen e tyre të hapur që nga fillimi. Mund të them se Xhani Infantino është profesionalist dhe mjeshtër në drejtimin e tij dhe pas marrjes së pozitës së presidentit të FIFA-s pres të bëjë reforma të shumta pozitive në futbollin botëror. FFM duhet të dijë se në njeriun e parë të futbollit botëror ka para se gjithash një mik dhe mbështetës, ndërsa në pajtueshmëri me programën që prezentoi ai dhe programën e Maqedonisë, si dhe programës së gjithë federatave tjera në Ballkan mund të llogarisin në avansim të statusit të tyre dhe sigurisht ndihmë të madhe dhe mbështetje nga FIFA”.
Në lidhje me mbështetjen që e ofrojnë nga FIFA dhe UEFA për avansimin e futbollin, e pashmangshme është që mos përmendet angazhimi i tyre për përmirësimin e infrastrukturës e cila gjithmonë paraqet pyetje të hapur dhe ku gjithmonë ka hapsirë për përmirësim. Si është qëndrimi i UEFA-së në lidhje me këtë pyetje dhe si janë planet për realizimin e projekteve të këtij drejtimi?
“Para se gjithash dua të cek se UEFA ka bashkëpunim të jashtëzakonshëm me strukturën drejtuese të Federatës së futbollit të Maqedonisë, gjë që pasqyrohet nga ndihma që UEFA i jep futbollit të Maqedonisë. Jemi të vetëdijshëm se kemi partner kualitativ i cili angazhohet për avansimin e kushteve në të cilat futbolli ekziston dhe në mënyrë të vërtetë do të kontribuojë për ngritjen e imazhit personal, si dhe imazhit të UEFA-së. Si ish-sekretar i përgjithshëm shumëvjeçar i Lidhjes së futbollit të Serbisë jam i vetëdijshëm se suksesi i futbollit në një vend matet direkt përmes rezultateve të përfaqësueses A, që deri diku është e pritshme, mirëpo jo gjithmonë e arsyeshme. Dua të cek se qëllimi kryesor i UEFA-së është promovimi dhe avansimi i futbollit posaçërisht përmes programeve për zhvillim të futbollit për të rinjë, programës grasrut, avansim të infrastrukturës, krijimin e akademive nacionale të futbollit, e cila në thelb është pikërisht ajo ku FFM më së shumti është e përkushtuar. Edhe pse me buxhet të kufizuar, mirëpo me energji të madhe dhe angazhim punohet në drejtim të zhvillimit të futbollit, gjë që ka rezultuar me ndërtimin e dhjetë tereneve me bar sintetik të cilët kanë rëndësi të madhe dhe janë kurcial për realizimin e procesit stërvitor. Pastaj insistimi për tu realizuar ideja të luhet futboll reprezentues në gjithë teritorin e Maqedonisë dhe jo vetëm në Shkup, gjë të realizohet përmes investimeve për ndërtimin e stadiumeve në qendrat më të mëdha të futbollit në vend si Manastiri, Tetova, Prilepi dhe Shtipi. UEFA gjithmonë do të qëndrojë pas projekteve të këtilla dhe duam të apelojmë se pikërisht angazhimet në këtë drejtimduhet të jenë në plan të parë për çdo federatë të futbollit. Thellë besoj se me kalimin e kohës puna thelbësore dhe investimet në projekte të këtilla bazike do të kontribuojnë për rezultate pozitive të të gjithë përfaqësueseve, përfshi këtu edhe përfaqësuesen A”.
Si mbështetje për fjalët tuaja deh vërtetim për mundin dhe punën e Federatës së futbollit të Maqedonisë, erdhi edhe mirënjohja nga UEFA në formë të ndarjes së organizimit të Super Kupës së UEFA-së për vitin 2017 në Shkup. Cilat janë mendimet tuaja në këtë temë, qëndrimi juaj për vlerën e kësaj ngjarje, pritjet dhe ndikimi që i njejti do të ketë në gjithë rajonin?
“Kjo sipas meje paraqet sukeses fantastik për federatën tuaj të futbollit. E dij se si ka qenë konkurecna dhe cilat vende ishin kandidate për këtë ngjarje. Sinqerisht nuk mund të kujtohem në ndonjë ngjarje më të rëndësishme të futbollit që ka ndodhur në rajon nga viti i largët 1978 dhe fakti që Shkupi dhe Maqedonia janë zgjedhur për organizatorë të Super Kupës së vitit 2017 është vetëm konfirmim nga drejtuesit e UEFA-së për punën e mirë dhe drejtimin e duhur përmes së cilit lëvizin drejtuesit e futbollit të Maqedonisë. Vlerësoj se gjithë opinion duhet të jetë krenar për këtë arritje pasi që ngjarje e kësaj natyre do të kontribuojë për promovimin e futbollit, mirëpo edhe promovim të qytetit dhe gjithë vendit në drejtim turistik, që në mënyrë të pashmangshme do të kontribuojë për benefit ekonomik në afat të gjatë”.
Keni cektur se thuajse një dekadë keni qenë në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së futbollit të Serbisë dhe jeni i njoftuar mirë me ndodhitë e futbollit në rajon. Fakt është se opinioni është ‘pa sabër’ dhe kërkon rezultate nga çdo përfaqësuese, prandaj nëse më lejoni të bëjmë një paralele në krahasim të përfaqëuseses së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë. Individë nga përfaqësuesja e Serbisë që janë bartës të lojës në klubet e tyre që janë fuqi të mëdha në suaza botërore, mirëpo edhe përkundër kësaj, për fat të keq Serbia nuk është pjesë e Kampionatit Evropian. Sipas jush, cilat janë arsyet për këtë situatë dhe a mendoni se përkundër kualitetit evident nevojitet kohë dhe pjekuri kolektive shtesë për arritje të qëllimeve të hartuara?
“Pikërisht ashtu. Ne këtu, në këto hapsira kemi mentalitet të tillë, jemi pa sabër dhe duam rezultate si thuhet ‘brenda natës’. Ndonjëherë, nëse eventualisht plotësohet mozaiku, ndoshta mund të arrihet ndonjë rezultat për kohë të shkurtë, mirëpo potencoj se ato janë raste të izoluara dhe rezultatet janë afatshkurtë. Rruga e vërtetë në të cilën lëviz përfaqësuesja e Serbisë tani më një periudhë të caktuar, ndërsa shof se edhe drejtuesit e përfaqësueses së Maqedonisë praktikojnë që të fillohet nga baza. Akcenti të vëndohet të futbolli i moshave, zhvillimi i infrastrukturës, investim në qendrat regjionale të futbollit në gjithë vendin, krijimi i kushteve optimale për zhvillim të futbollit. Kjo ndoshta është punë në prapavijë, e padukshme për tifozët e rëndomtë dhe dashamirët e futbollit, mirëpo këtu qëndron e ardhmja e futbollit reprezentues. Si që potencova, duhet kohë! Koha e përfaqësueses së seniorëve të Serbisë ende nuk ka ardhur, mirëpo për këtë sukseset e reprezentacioneve të reja (2013 Kampionë Evropiane, 2015 Kampionë Botërorë) e vërtetojnë këtë teori. Më vjen mirë që edhe FFM-ja i ka miratuar dhe praktikon këtë qasje sistematike të punës, për të cilën jam i sigurtë se për periudhë të caktuar do të sjellë suksese të futbollit të cilat të gjithë i dëshirojnë dhe me të drejtë i presin. Mirëpo, duhet durim, të tregohet besim dhe të jepet mbështetje në çdo hap drejt arritjes së qëllimit.”