Zhvillohet takim pune me prindërit e futbollistëve të rinj nga Akademia e FFM-së

Publikuar më 16 Август, 2023 Lajme


Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është mbajtur takim pune me prindërit e fëmijëve të gjeneratës 2010 në kuadër të Akademisë së FFM-së.

Qëndrimi i këtyre futbollistëve të rinj në Akademinë e FFM-së nis zyrtarisht sot.

Mentori i gjeneratës së futbollistëve të rinj, Viktor Paloski:

“Shpresoj se do të kemi bashkëpunim të mirë me fëmijët dhe mbi të gjitha uroj komunikim të shkëlqyer me prindërit e tyre. Në takimin e sotëm, prindërit e fëmijëve u njohën me rregullat e shtëpisë, hierarkinë dhe obligimet që duhet të përmbushin fëmijët gjatë qëndrimit në Akademinë e FFM-së. Shpresoj se do të kemi sukses në krijimin e futbollistëve të rinj që do të jenë një nga bartësit e lojës në klubet e tyre dhe fanellën me stemën përfaqësuese dhe do të mbrojnë denjësisht ngjyrat e Maqedonisë. I uroj këtyre futbollistëve të rinj qëndrim të suksesshëm, të kenë një vit të mbarë pas tyre, të zbulojnë vlerat e vërteta, të rriten dhe zhvillohen në drejtimin e duhur”.

Gjenerata e futbollistëve të rinj të lindur në vitin 2010 nga Akademia e Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka mbajtur një kamp stërvitor në Dojran nga data 28 korrik deri më 4 gusht. dhe një kamp stërvitor në Kërçovë në periudhën prej 7 deri më 13 gusht.

Futbollistët në kampin e parë stërvitor në Dojran kanë pasur njohjen e parë me ekipin profesionist nga akademia e FFM-së të udhëhequr nga Nexhat Shabani.




   
   
Reprezentacioni A