Zhvillohet seanca e parë stërvitore në Itali

Publikuar më 04 Октомври, 2017 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë tani më gjendet në Itali në vigjilie të ndeshjes të së premtes për kualifikimet e Kampionatit Botëror që vitin e ardhëshëm do të zhvillohet në Rusi.

Maqedonia në tokën italiane vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parafundit të këtij cikli kualifikues. Ekspedita e Maqedonisë sot udhëtoi drejt Torinos, ku pas vendosjes dhe pushimit të shkurtër pas dite zhvilloi seancë stërvitore ku stafi teknik vazhdoi përgatitjet për takimin me katër herë kampionët e botës. Atmosfera në ekipin përfaqësues është e shkqlyeshme dhe këtë para mediave nga Maqedonia të pranishme në Torino e pasqyrojnë Ezgjan Alioski dhe Aleksandar Trajkovski.

“Mirë, tani më jemi këtu në Itali dhe me gjithë vëmendjen jemi kthyer kah sfida e të premtes. Nuk duhet të harxhojmë fjalë për kundërshtarin që është shumë i fortë, mirëpo të njejtët e dimë se si shpëtuan dhe na mundën në Shkup. Ajo ndeshje dhe paraqitjet tona tjera të mira duhet të jenë model si t’i kundërvihemi Italisë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne futbollistët dhe nuk kemi nevojë për motiv shtesë, pasi secili menzi pret të vijë momenti të dalim në teren dhe të japim gjithçka nga vetja për të kërkuar rezultat pozitiv”, deklaroi futbollisti i Lidsit të Anglisë, Ezgjan Alioski.

Për Trajkovskin që luan në Itali me skuadrën e Palermos kjo ndeshje ka rëndësi të madhe dhe pa marrë parasysh gjithë rrethanat, askush nuk guxon të dorëzohet para kohe.

“Të luash kundër Italisë gjithmonë është vështirë por edhe motiv i madh. Megjithatë, pa marrë parasysh gjithë rrethanat, sado që të duket e rëndë kjo ndeshje asnjëri që është pjesë e përfaqësueses nuk guxon të dorëzohet para kohe as në këtë ndeshje e as në asnjë takim tjetër. Duhet të japim maksimumin nga vetja dhe të besojmë se mund të marrim rezultat pozitiv”, thotë Aleksandar Trajkovski.

Reprezentuesit nesër në orën 10:00 të mëngjesit do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në “Stadio Olimpiko” të Torinoës, ndërsa pas dite në orën 17:00 pason konferenca zyrtare për shtyp.

Ndeshja Itali-Maqedoni luhet të premten me fillim në orën 20:45 minuta. 




   
   
Reprezentacioni A