Publikuar më 26 Април, 2016 në Lajme, Deri më 21 vjet, Deri më 19 vjet
Në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në kuadër të kompleksit ‘Shtëpia e Futbollit’ sot është zhvilluar ndeshje selektuese ndërmjet futbollistëve të gjeneratave 1996 dhe 1997 e organizuar nga Federata e futbollit të Maqedonisë, seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe stafi i tij teknik.
Skuadra e udhëhequr nga Robert Stojanovski shënoi fitore 2:1. Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin 1, të cilët me golin e Mihailo Manevskit avansuan 1:0 në minutën e 20-të. Në pjesën e parë Petar Petkovski dhe Vlatko Stojanovski lëshuan raste të mira për të barazuar rezultatin.
Në vazhdim, kemi parë edhe nga një gol në dy anët. Petar Petkovski shënoi për 1:1 në minutën e 75-të. I njëjti futbollist lëshoi shans të shkëlqyeshëm për ekipin e tij, mirëpo nuk kishte fat, pasi topi u ndal në traversë. Ndëshkimi erdhi në minutën 90-të. Golin e fitores për ekipin 1 e shënoi Aleksandar Nedanovski për rezultat final 2:1.
Ndeshje selektuese: EKIPI 1 – EKIPI 2 2:1 (1:0)
(1:0 Mihailo Manevski 20`; 1:1 Petar Petrkovski 75`; 2:1 Aleksandar Nedanovski 90`)
EKIPI 1: Filip Ili1 (Bobi Celeksi), Mihailo Jakimovski (Aleksandar nedanovski), Hristijan Karanfilovski (David Atanasoski), Besar Iseni, Kostadin Çeshmexhiev, Besart Krivanjeva, Stefan Kostov, Kristijan Filipovski, Remzifaik Selmani, Ennur Totre, Nikolla Bozhinov (Filip Stojanovski);
Trajner: Robert Stojanovski
EKIPI 2: Bekim Rexhepi, Jovan Popzllatanov, Din Allomeroviq, Martin Mirçevski, Antonio Ilievski (Materj Cvetanovski), Darko Digalovski, Shpend Asani, Liridon Iljazi, Vllatko Stojanovski (Todor Nikollovski), Valentin Koçovski (Martin Lekoski), Petar Petkovski.
Trajner: Zvonko Zllatanovski