Publikuar më 01 Јуни, 2023 në Lajme
Më 31 maj 2023, në Qendrën stërvitore të FFM-së u mbajtën turnetë finale në kuadër të dy projekteve shkollore që u realizuan gjatë gjithë vitit shkollor në 104 shkolla fillore në Maqedoni.
Në të parin, të cilin FFM e realizoi - Futbolli tani, futboll kudo, morën pjesë 76 shkolla dhe 6000 fëmijë në dy kategoritë 2/3 dhe 4/5 ndërsa në projektin Futbolli shkollor për vajza për nxënësit e klasës IV/V. Morën pjesë 28 shkolla dhe më shumë se 20 shkolla të mesme me 550 nxënës.
Në dy projektet që u zhvilluan në pothuajse 40 Komuna në të gjithë vendin, u përfshinë nxënës, shumica e të cilëve u njohën me bukurinë e lojës së futbollit për herë të parë përmes trajnimeve të rregullta që mbaheshin në baza javore në secilën shkollë pjesëmarrëse me mentorimin e mësuesve të tyre dhe trajnerëve nga klubet e përfshira të futbollit të cilët investuan në përmbushjen e përmbajtjeve të planifikuara programore, me synimin për ta afruar futbollin sa më afër secilit pjesëmarrës.
Pas luajtjes së finales rajonale gjatë muajit maj në kuadër të dy projekteve, u pritën pjesëmarrës nga të gjitha rajonet, kështu që sot në terrenin e FFM-së patëm pjesëmarrjen e 44 ekipeve më të suksesshme të shkollave. Garat janë kryesisht të karakterit show duke u luajtur në një atmosferë të mrekullueshme dhe FFM-ja u siguroi të gjithë pjesëmarrësve diploma për pjesëmarrje si dhe çmime për më të mirët e këtij viti:
Kategoria 2-3 (ekipet e shkollave të përziera): 1 Bajram Shabani, 2. Liria, 3. Dimitar Vlahov dhe 4. M.M. Brico
Kategoria 4-5 (ekipet e shkollave të përziera): 1. Shkolla fillore Gjorgjija Pulevski, 2. Shkolla fillore Bajram Shabani, 3. Shkolla fillore Tefejuz dhe 4. Shkolla fillore Përparimi
Kategoria 4-5. (Ekipet e shkollave femra): Todor Angelevski, Nikola Karev, Koço Racin dhe Vasil Glavinov.
FFM përgëzon të gjithë pjesëmarrësit në këtë sezon të kaluar, dhe shpreh mirënjohjen e madhe për të gjithë personat e përfshirë që me përkushtimin e tyre kontribuan që aktivitetet e planifikuara të zhvillohen me rregull dhe sot kemi një fund të mrekullueshëm. I urojmë shëndet të gjithë pjesëmarrësve dhe akoma më shumë aventura dhe suksese në të ardhmen me shpresën që nga fillimi i vitit të ardhshëm shkollor të jemi edhe më shumë sa që ishim këtë vit.