Publikuar më 03 Март, 2017 në Lajme
Zhelko Pavlica është këshilltar për siguri pranë UEFA-së
prej nëntorit të vitit 2016. Federatë amë e tij është Federata e futbollit të
Sllovenisë, ku katër vite është përgjegjës për sigurinë dhe integritetin.
Pavlica ka përvojë 26 vjeçare në polici, prej të cilave 10 vite në policinë
speciale dhe 16 vite si sigurim i politikanëve.
Si këshilltar për siguri është anëtar i njësitit për siguri në UEFA, i emëruar pas ardhjes së presidentit të ri te UEFA-së, Aleksandar Çeferin. Funksioni nënkupton mbështetje për gjithë 55 anëtaret e UEFA-së ne organizimin e sigurimit në ndeshje, posaçërisht të takimeve me rrezik të lartë.
Takimin e punës në Shkup të cilin e përgatitën ekspertët nga UEFA përmbante programë të përbërë në bazë të përvojës së tyre, ndërsa u organizua me qëllim për të ofruar vlerë shtesë për implementimin e konceptit të sigurisë për organizim të ndeshjeve.
Tajmingu është i shkëlqyeshëm pasi na pret Super Kupa e UEFA-së në muajin gusht.
"Jam i befasuar pozitivisht nga grupi që ishte pjesë e ligjeratave në këto pesë ditë. Aktivisht ishin të kyçur në ligjerata, identifikuan rëndësinë e problematikës, ndërsa bëhet fjalë për njerëz të cilët janë ditekt të kyçur në organizimin e ndeshjeve. Shpresoj që atë qe kishin mundësi ta mësojnë gjatë kësaj periudhe do ta ndajnë me bashkëpunëtorët e tyre në kompanitë në të cilat punojnë, me qëllim të ngritet niveli i sigurisë në gjitha ngjarjet sportive në vendin tuaj, pasi që faktori më i rëndësishëm është faktori njeri", deklaroi Pavlica.
"Në fund do të doja të cek se jam shumë i kënaqur me organizimin e këtyre takimeve të punës dhe do të doja të falënderoj FFM dhe sektorin për siguri që ishin në nivel të detyrës në organizim", tha Pavlica.
Federata e futbollit të Maqedonisë ishte organizatore e seminarit të rëndësishëm për siguri dhe mbrojtje në ndeshjet e futbollit në të cilin morrë pjesë më shumë se 40-të persona profesionistë nga trupat gjyqësor, policia, komisionet për siguri të klubeve të futbollit, agjencionet për siguri private dhe UEFA. Tema kryesore e konferencës njëjavore ishte mënyra përmes së cilës trajnohen njerëzit për siguri në ndeshje të futbollit, organizi dhe planet operative për ndeshje, të drejtat dhe përgjegjësitë e komisioneve për siguri, rreziqet nga sjellja në stadiume dhe mbrojtja nga çdo lloj i diskriminimit.