Publikuar më 22 Септември, 2014 në Lajme
Në konkurencë të 15-të asociacioneve kombëare, FFM-ja së bashku me federatat e Armenisë dhe Gjeorgjisë mori mbështetjen e UEFA-së dhe në periudhën që pason do të punojnë sipas programës për zhvillim të futbollistëve të rinj-elitarë. Zhan Fransoa Domerk është përgjegjës për sektorin për futboll të UEFA-së, dhe ish-futbollisti i njohur francez gjendet në vizitë në federatën tonë, ku përmes punës teorike dhe praktike prezanton programën për zhvillim para trajnerëve të cilët punojnë në sistemin e FFM-së.
“Programa e re e UEFA-së është shumë pozitive në aspekt të zhvillimit fillestarë të të rinjve, ndërsa kur flasim për zhvillim, nuk mendojmë vetëm në përparimin futbollistik, pasi për ne shumë i rëndësishëm është zhvullimi i të rinjve edhe si personalitete me vlera të vërteta të cilat kalojnë përmes një procesi të mirë edukativ. Na gëzon fakti që federate juaj tani më punon sipas një pjese të programës tonë, ajo për ne është shumë me rëndësi pasi që na duhet partner që veç më ka vendosur bazën. Për FFM-në ajo është Akademia e Futbollit dhe përfaqësueset e reja, ndërsa qëllimi ynë është të ndihmojmë në tërësi t’i realizoni ato projkete dhe bashkarisht të gëzohemi për lojtarët e rinj që do t’i krijojmë në të ardhmen. FFM ka filozofi për punë me kategori të reja, e dijmë se keni nisur me implementimin e programës kombëtare për zhvillimin e futbollit te të rinjtë. Ne nuk do ju imponojmë mënyrë të re apo tjetër filozofi të puës, vetëm do të mundohemi t’ju ndihmojmë të realizoni atë që këni paraparë përmes seminareve në të cilat do të marin pjesë trajnerët tuaj jashtë vendit dhe ekspertë të futbollit që do të vijnë në Maqedoni për të prezantuar para trajnerëve programën e tyre”, deklaroi Zhan Fransoa Domerk.
Përfaqësuesi i lartë i UEFA-së potencon se bashkëpunimi me klubet është shumë i rëndësishëm, thot se FFM nuk është konkurencë për asnjë klub dhe cek se bashkëpunimi me klubet është një lidhëse e rëndësishme në krijimin e futbollistëve kualitativ.
“Për federatën, por edhe për ne si bartës të projektit është shumë me rëndësi që klubet të kuptojnë programën dhe tërësisht të kyçen në realizimin e qëllimieve që dalin nga programa jonë. Ne punojmë më fëmijë që kanë 14-15 vjet, të jithë ne që jemi të kyçur në këtë projekt patjetër të kuptojmë se na duhen persona të rinj me ‘mendje të hapur’, ndërsa këtë do ta arijmë përmes procesit edukativ, me programe ligjëruese cilësore, me mësimin e vlerave që i promovon UEFA dhe me proces stërvitor dhe strategji teknike e cila me shumë gjasa është më e rëndësishme në periudhën kur të rinjtë përballen me shumë sfida në teren dhe jashta tij. Për ne është shumë e rëndësishme infrastruktura, qendra që do të ndërtohet për nevojat e proektit dhe përparimi i trajnerëve të cilët janë kyçur në procesin e krijimit të futbollistëve të rinj dhe elitar. Qëllimi i këtyre proekteve është që të jemi më të fortë taktikisht, teknikisht dhe fizikisht dhe klubet që japin futbollistë të rinjë nuk duhet të frikësohen se kanë çfardo qoftë konkurence, ta kuptojnë si vision i njerëzve që duan të ndihmojnë dhe të ngrejnë nivelin e futbollit”, shtoi Domerk.
Xhan Franso Domerk është ish-reprezentues i Francës, ishte pjesë e gjeneratës së famshme të ‘trengjyrëshmve’ e udhëhequr nga Mishel Platini e cila triumfoi në Kampionatin Evropian në vitin 1984. Domer ka luajtur për Olimpikun e Marsejës dhe PSZH-në.
“Me kënaqësi kujtoj momentet kur kemi triumfuar në Kampionatin Evropian, shënova dy gola në gjysmëfinale kundër Portugalisë, ndërsa Platini na udhëhoqi në ndeshjen finale për fitore kundër Spanjës. Ato ishin kohëra kur futbolli ishte shumë më ndryshe se sa sot, kohërat ndryshojnë, ndërsa gjithë ne patjetër të adaptohemi me kushtet e sotme. Mësojmë, zbulojmë punë të reja dhe jam i bindur se të gjithë duam sukses. Me punë të palodhshme do t’ia arrijmë qëllimit”, përfundoi Domerk.