Zgjidhet presidenti i ri i FIFA-s

Publikuar më 26 Февруари, 2016 Lajme


Xhani Infantion është president i ri i FIFA-s dhe trashëgues i bashkëkombasit të tij Sep Blater. Deri tani sekretari gjeneral i UEFA-së u zgjodh në vendin e kryetarit në Kongresin e jashtëzakonshëm të FIFA-s, i cili u mbajt sot në Cyrih. Infantino është presidenti i 9-të i FIFA-s dhe u zgjodh me 115 vota në raudin e dytë të votimit, 27 më shumë se kandidati që zuri vendin e dytë, Sheik Salman Bin Ibrahim al-Kalifa.

Princi Ali bin al-Husein ishte i treti me 4 vota, ndërsa Xherom Shampanj nuk arriti të merr asnjë votë. Tokio Seksvel u tërhoq nga gara në fillim të votimit.

Gjatë ditës së sotme, Kongresi i Jashtëzakonshëm i FIFA-s i miratoi reformat e planifikuara në drejtim të strukturës udhëheqëse të FIFA-s. 



   
   
Reprezentacioni A