Publikuar më 04 Август, 2017 në Lajme, UEFA Super Cup
Përgatitjet disa mujore për Supërkupën e UEFA-së po vinë drejt fundit. Sot
qyteti i Shkupit, UEFA dhe partnerët e tyre së bashku me FFM-në, filluan me përgatitjet
e tyre për “fan zonë neutrale” në qendrën “Maqedonia” në Shkup. Superkupa do të
luhet ndërmjet dy skuadrave më të suksesshme evropiane, Real Madridit dhe
Mançester Junajtedit.
Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UEFA dhe FFM-në, ka filluar të rregulloj
qytetin në kuadër të ndeshjes së shumëpritur, duke vendosur “bilborde”, ku dhe
me 26 korrik shkëlqeu edhe “Kalaja e Shkupit” me ngjyrat e Superkupës. Kjo
ishte vetëm reklamim për të gjithë atë që do të ndodhë në “Fan zonat”, ndërsa
do të kulmojë në ndeshjen e madhe. Tash në radhë janë rregullimi i këtyre
zonave, e më shumë në “fan zona neutrale”, ku të gjitha aktivitetet do të
realizohen. Dy zonat e mbetura, ajo përballë shtëpisë përkujtimore të “Nënë
Terezës” dhe sheshi “Filipi i Dytë” do të shërbejnë si pika takimi për tifozët
e Mançester Junajtedit dhe Real Madridit, të cilët do të udhëtojnë drejt
stadiumit “Filipi i Dytë”.
“Fan Zona neutrale” do të jetë e hapur me 7 dhe 8 gusht dhe këto dy ditë do të
funksionojë nga ora 11:00 deri në orë 19:00. Në këtë fan zonë do të ekspozohen
të tre trofetë e UEFA-së, trofeu i Ligës së Kampionëve, Liga Evropës dhe Supërkupës.
Të gjithë vizitorët do të kenë rastin dhe mundësinë të fotografohen me trofetë.
Ato do të jenë të vendosura me 7 gusht, nga ora 11: deri në orën 19:00 dhe me 8
gusht nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Vendosja e trofeve është pjesë e “Turës
së Trofeve”, e cila është e organizuar nga ana e FFM-së si qëllim që shmë të
rinjë nga e gjithë Maqedonia të vinë dhe të luajnë në duelet finale, të cilat
do të luhet në një stadium të vogël me barë që do të jetë i vendosur në “Fan
zonën neutrale”. Nën shkëlqimin e trofeve të UEFA-së, fëmijët (meshkujt) do t’i
matin forcat me 7 gusht nga ora 11:00 deri në orën 13:00, ndërsa femrat në të
njejtën kohë me 8 gusht.
Në zonën do të vendoset dhe rregullohen vende për të luajtur futboll në 1 me 1,
gjuajtje të penalltive, futboll në formë tenisi, futboll fristajll përderisa për
freskim dhe të tjera aktivitete do të angazhohen partnerët e UEFA-së, Pepsi,
Hajneken, Master Kard dhe Nisan. Interesant është se ekspertët në futbollin
fristajll nga Franca do t’i tregojnë cilësitë e tyre. Të gjithë të pranishmit
mund t’iu bashkangjiten, nëse dëshirojnë të mësojnë diçka të re dhe
interesante.
Përkrah shumë aktivitete në “Fan Zonën neutral” do të ketë edhe koncerte me DJ,
ku me 7 gush do të jenë Dj Branchez, DJ Mats, ContrudDJ dhe Simona Poposka, ndërsa
me datën 8-të, do të jenë DJ Bobi, DJ Bela, Brass Brothers dhe Sara Mejs, të
cilët do t’i argëtojnë të pranishmit.
Qyteti i Shkupit pret dhjetëra mijë vizitorë dhe për këtë qëllim është
angazhuar që një numër i madh i tyre të jenë të informuar në lidhje me pamjet e
Shkupit nëpërmjet një video promovuese dhe numrit të madh të broshurave.
Me padurim pritet 8 gushti dhe për këtë arsye
Qyteti i Shkupi me të gjithë mundësitë po tenton që të jep një frymën e
Supërkupës së sivjetshme.