Publikuar më 13 Ноември, 2018 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë të mërkurën udhëton
drejt Podgoricës së Malit të Zi ku do të zhvillojë dy ndeshje testuese, me Serbinë
më 16 nëntor dhe Malit të Zi më 19 nëntor.
Reprezentuesi i shpresave, Davor Zdravkovski thotë se kjo gjeneratë e re e përfaqësueses U21 të Maqedonisë ka shumë potencial, ndërsa dy ndeshjet testuese në kryeqendrën e Malit të zi janë mundësi e mirë për të matur gjendjen momentale.
“Edhe pse jemi gjeneratë e re, të gjithë ne që jemi përfshirë në përfaqësuesen U21 njihemi shumë mirë dhe besojmë në kualitetet tona. Në skuadër ka shumë potencial dhe shumë me rëndësi është fakti se të gjithë kanë dëshirë dhe motiv për tu treguar. Besojmë të bëjmë dy ndeshje të mira. Kundërshtarët janë cilësorë dhe përkundër faktit se këto takime në aspekt të rezultatit nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, gjithsesi gjithë duam të marrim rezultat pozitiv. Besoj të luajmë fortë, të disiplinuar dhe shpresoj në start të një serie të rezultateve pozitive”, shprehet Zdravkovski.
“Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme dhe mundësi për t’u dëshmuar në këtë periudhë kur ndërtohet skuadër e re në këtë gjeneratë. Me rëndësi është të gjithë të kuptojnë seriozitetin e përgatitjeve dhe ndeshjeve pasi çdo rezultat pozitiv është me rëndësi për këtë skuadër të re. Kundërshtarët në rradhët e tyre posedojnë lojtarë cilësore dhe sigurisht meritojnë respekt maksimal, mirëpo te ne ekziston motiv shumë i mirë, kuptohet edhe cilësi të cilën duam ta dëshmojmë. Nëse luajmë sipas planit, mednoj se do të kemi rezultatin e dëshiruar. Kemi nevojë për kontinuitet para ciklit të ri kualifikukes dhe patjetër të jemi maksimalisht seriozë për të qenë në nivel”, deklaroi Milan Ristovski.