Zbatimi i testeve të reja të UEFA-së

Publikuar më 09 Јуни, 2021 Lajme


Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, trajneri i fitnesit, Sasho Daneski zhvilloi një test për të përcaktuar zonat stërvitore pragun e laktacionit me të gjithë gjyqtarët ndërkombëtar sipas kritereve më të larta të UEFA-së.

“Federata e Futbollit të Maqedonisë në periudhën e fundit intenzivisht investon në përmirësimin dhe modernizimin e procesit të trajnimit të arbitrave të futbollit. Për organizimin më të lehtë të trajnimeve të gjyqtarëve në të gjithë vendin, sigurohen orë me të cilat secili trajnim mund të ndiqet individualisht dhe në detaje. Për më tepër, të gjithë gjyqtarët morën pajisje sportive si për trajnim ashtu edhe për gara. Në seminarin veror, në mënyrë plotësuese do të realizohen testet e reja të UEFA-së për fitnes, lëvizshmëri dhe fleksibilitet, të cilat do të kontribuojnë në profesionalizëm edhe më të madh”, tha trajneri i fitnesit Sasho Daneski.






   
   
Reprezentacioni A