Publikuar më 13 Мај, 2023 në Liga e Dytë e Maqedonisë, Lajme
Me ndeshjet e xhiros së 30-të është mbyllur zyrtarisht sezoni garues 2022/23 në Ligën e Dytë.
Skuadra e Voskës nga Ohri feston vendin e parë dhe inkuadrimin në Ligën e Parë, së bashku me ekipin e vendit të dytë Gostivarin.
Klubi më trofeshëm i Maqedonisë, Vardari, përfundoi në vendin e tretë dhe do të luajë një ndeshje play-off kundër Skopjes për një vend në mesin e më të mirëve të futbollit në vendin tonë.
Voska ka marrë fitores sot në Veles, duke fituar Borecin me rezultat 7:1, ndërsa Gostivari triumfojë ndaj Karaormanit.
Kamenica Sasa arriti të sigurojë mbijetesën në Ligën e Dytë duke fituar një pikë në Manastir ndaj Pelisterit. Teteksi do të luajë në balotazh për mbijetesë, ndërsa Lokomotiv Pehçeva bie nga kategoria.