Publikuar më 05 Септември, 2023 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë vazhdon përgatitjet për ndeshjet e shtatorit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2024 kundër Italisë (09.09.) dhe Maltës (12.09.).
Mbrojtësi Visar Musliu ka ndarë pritshmëritë e tij nga ndeshja ndaj kampionëve të Evropës, Italinë.
– Duam të tregohemi në nivelin tonë më të mirë, ndryshe nga ndeshjet e fundit. Duhet të jemi në një nivel të lartë si taktikisht ashtu edhe fizikisht. Italia sigurisht që ka një plan loje, ashtu edhe ne. Frika nuk ekziston, nuk po luajmë për herë të parë kundër kampionit të Evropës. Duelët kundër Ukrainës dhe Anglisë duhet të harrohen, ndeshja me Ukrainën dhemb më shumë se ajo në Angli, por kjo tashmë është e kaluar. Ne duhet të shohim përpara.