Publikuar më 18 Јули, 2016 në Lajme
Fëmijët
e çerdheve të Shkupit ‘Srniçka’ dhe ‘Bubamara’ kishin
mundësi të njihen me kompleksin e Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Dashamirët më të rinjë të futbollit kanë ndjerë atmosferën e punës në ‘Shtëpinë
e futbollit’, biseduan me njerëzit e FFM-së të cilët në mënyra të ndryshme përgatisin
aktivitetet. Fëmijët në njërin prej 4 tereneve vizituan seancën stërvitore të
Akademisë së FFM-së, i panë dhe u njoftuan me kushtet në të cilat punohet dhe
organizohen seancat stërvitore, vizituan qendrën për fitnes, repartin për
selektim dhe ku qëndrojnë gjithë paisjet, pastaj hapsirat e punës të
administratës dhe seleksionuesve të ekipeve përfaqësuese.
Në vazhdim mund të shihni video materialin e vizitës së fëmijëve në kompleksin ‘Shtëpia e Futbollit’.