Veteranët e Maqedonisë zhvilluan ndeshje miqësore me Kosovën për nder të Fadil Vokrrit

Publikuar më 24 Јули, 2023 Lajme


Veteranët e përfaqësueses së Maqedonisë kanë luajtur ndeshje miqësore në Prishtinë në turneun tradicional për nder të ditëlindjes së Legjendës, Fadil Vokrri.

Ish reprezentuesit e vendit tonë pësuan humbje 2:1 nga veteranët e Kosovës, por rezultati nuk ishte në plan të parë, pasi turneu kishte karakter miqësor dhe shoqërues ndërmjet ish futbollistëve.

Në fund të ndeshjes, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ndau nga një trofe për të dyja ekipet, ku te Maqedonia e pranoi kapiteni, Artim Shaqiri.

Veteranët e Maqedonisë, pas turneut bënë edhe homazhe te shtatorja e Fadil Vokrrit.

Mensur Nexhipi - seleksionues

Erkan Jusuf - Ndihmës seleksionues

Xhemal Zeqiri, Artim Shaqiri, Arben Nuhiu, Dragan Naçevski, Vujadin Stanajkovic, Artim Pollozhani, Erxhan Menga, Nexhat Shabani, Qatip Osmani, Kushtrim Ballazhi, Goran Georgievski, Xhenan Hajdari, Afet Jashari, Vanço Micevski, Bruno Presilski, Dragan Veselinovski, Argjend Beqiri, Goran Stankovski.




   
   
Reprezentacioni A