Vërtetohet shpërblimi për kualifikimin e përfaqësueses U 21 në KE 2017

Publikuar më 25 Октомври, 2016 Lajme


Këshilli Drejtues i Federatës së futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 25 tetor 2016 ka konfirmuar fondin shpërblyes për përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë për suksesin e arritur-kualifikimin në Kampionatin Europian të vitit 2017 në Poloni. Me këtë shifra e përgjithshme për përfaqësuesen U 21 për paraqitjet e suksesshme në ciklin eliminator dhe kualifikimin në KE “Poloni 2017” arrin në 230 mijë euro.

“Paraqitje e përfaqësueses U 21 në eliminatoret për kualifikim në KE 2017 ishte diçka e veçantë, luanin me zemër dhe dëshirë për sukses. Nuk e kishim problem të merremi vesh rreth zgjidhjes për shpërblimin në të holla. Vendimtare ka qenë ajo që reprezentuesit treguan në teren. Bashkarisht kemi treguar standarde të reja të punës dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmne. Ekipit dhe seleksionuesit Milevski u dëshirojmë shumë fat në Kampionatin Europian. Dëshmuan se me kualitetin e tyre vendin e kanë në mesin e përfaqësueseve më të mira në Europë”, është qëndrimi i gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të Federatës së futbollit të Maqedonisë. 

   
   
Reprezentacioni A